Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“21 janari i Edi Ramës”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“21 janari i Edi Ramës”

Nga Skënder Minxhozi

Nëse ka një frazë fatale, që tingëllon si një krismë arme në mes të një koncerti, nëpër mitingjet e opozitës së sotme, është ajo që përfshin 21 janarin e vitit 2011. Kjo datë duhet hequr nga zhargoni zyrtar i PD dhe LSI, sepse përfaqëson ditën kur qeverisja e këtyre dy partive, la një gjurmë tragjike gjaku në kalendar. Kjo datë është kthyer zyrtarisht në standardin klasik të dhunës shtetërore, në etalonin e krimit në emër të mbajtjes së pushtetit, në precedentin klasik të daljes nga shinat dhe nga logjika të një qeverie të zgjedhur me votë.

Një protestues pati fatin e keq ta bëjë këtë lapsus frojdian të mërkurën, në prani të ish-ministrit të brendshëm të 21 janarit dhe të një duzinë ish-ministrash dhe deputetësh të qeverisjes së asaj kohe. Është krejt e kuptueshme që, në dëshirën për të gjetur një krahasim mjaftueshëm ekstrem dhe makabër për shembjen e Teatrit Kombëtar, personi në fjalë nuk gjeti diçka më të skajshme se vrasjet shtetërore të 21 janarit të nëntë vjetëve më parë. Por është gjithaq e dukshme se krahasimi në fjalë kërcet, për të mos thënë që ulëret, duke marrë parasysh vitrinën politike të protestës së djeshme.

Prej thuajse një dekade, 21 janari i vitit 2011 vijon të mbajë ndezur ndjenjat dhe debatet e dy palëve, që atë ditë u përballën tragjikisht në shesh. Një përballje që provokoi katër të vrarë, për të cilët është thënë e shkruar gjithçka. Fjalë në tym, por drejtësi hiç! Lule çdo vit në vendin ku janë vrarë protestuesit e 21 janarit, por asgjë më tepër. Ndërkohë që koha dhe harresa e lehtë që ne shqiptarët e kemi veçori dalluese gjenetike, ka bërë që sot përgjegjësit politikë të asaj tragjedie, ta mbushin plot gojën me sharje e mallkime kundër “diktaturës që po vret njerëz”! Ironi e shëmtuar e radhës, asgjë për t’u çuditur.

Në një farë mënyre, ka realisht një 21 janar të Edi Ramës. Është ai i vërteti, i vitit 2011, por jo për arsyet banale për të cilat është akuzuar nga e djathta. Pra, sepse çoi protestuesit në atë vend fatal. Qindra herë këto 30 vjet liderët e cilësdo opozitë, i kanë çuar njerëzit në dyert e qeverisë për të protestuar, po s’i kanë marrë pas në arkivole. Atë ditë shteti vrau me gjak të ftohtë dhe nuk u dënua!

Rama duhet vënë përballë përgjegjësisë politike, për mosveprimin energjik të premtuar, ndaj krimit makabër të asaj dite, pasi erdhi në pushtet. Ky është 21 janari i vetëm i Edi Ramës.

Sa për 21 janarin “e dytë”, atë të para katër ditëve, përtej gjithçkaje të shëmtuar e tragjike që përmban shembja e një godine, që duhej të ishte lënë në këmbë për hir të historisë që përfaqëson, e gjitha kjo ngjarje është vetëm një parodi e zbehtë e asaj që ndodhi nëntë vjet më parë. Aq më tepër që ata që bërtasin për Teatrin sot në podiume partish dhe studio televizive, dje akuzonin të vrarët e 21 janarit, pse u ndodhën aty me duar në xhepa!

Le të jemi të qartë mesa ndodhi në 17 maj 2020, e më vonë. Episodet e dhunës që policia ushtroi, duke nisur nga sjellja e shëmtuar ndaj kolegut Alfred Lela, por edhe ndaj protestuesve të tjerë, duhet të hetohen dhe dënohen që të gjitha sipas masës. Pasi duke u bërë kjo, do të evitohen veç të tjerash edhe krahasimet naive të asaj që po shohim, me ditën tragjike kur katër trupa pa jetë u tërhoqën zvarrë nëpër bulevard të mbytur në gjak.

Është e shëndetshme për një demokraci që të rrijë zgjuar kundër dhunës e represionit shtetëror, të ngrejë zërin dhe të kërkojë transparencë dhe zbatim ligji. Shembja e Teatrit Kombëtar meriton të trajtohet kështu, që nga vendimmarrja politike, e deri tek sjelljet policore. Por teksa bëjmë këtë, le të kthjellojmë mendjen dhe të vëmë shpirtin në paqe, se nuk e kemi luksin e vogël që ta krahasojmë katrahurën e Teatrit, me 21 janarin e vitit 2011. Sepse ndërkohë që për të parën po bërtitet në kupë të qiellit për drejtësi, mbi ngjarjen e dytë ka zënë myshk prej vitesh guri i heshtjes dhe i manipulimit.

21 janari i vitit 2011 nuk duhet krahasuar me asgjë, sepse ka qenë dhe urojmë të mbetet unik. Thjesht një këshillë për ata që tundohen ta bëjnë këtë, asgjë më tepër…

 

Tags: 21 janariEdi Ramësskender Minxhozi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Morën ryshfet nga kontratat për pajisje, arrestohen 10 zyrtarë të shëndetësisë në  Itali

Morën ryshfet nga kontratat për pajisje, arrestohen 10 zyrtarë të shëndetësisë në Itali

Po transportonte drejt Tiranës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari

Po transportonte drejt Tiranës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari

Paundi britanik humbet 1 pikë brenda natës. Dobësohen ndjeshëm valutat e huaja

Paundi britanik humbet 1 pikë brenda natës. Dobësohen ndjeshëm valutat e huaja







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com