Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Policia greke ka kapur një 52-vjeçar, i cili posedonte 20 kg marijuanë. Lënda narkotike u gjet në një mjet, i cili po drejtohej nga një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar nga policia.
Përveç drogës e cila ishte e ndarë në dy qese, gjithashtu në makinë u gjetën dhe sekuestruan 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lekë të reja shqiptare.