Sot është dita ndërkombëtare e refugjatëve. Me këtë rast, IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrim) ka publikuar një raport, sipas të cilit, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth dy mijë emigrantë kanë gjetur vdekjen në Detin Mesdhe.
Raporti provon se nga fillimi i vitit 2017 deri më 18 qershor, janë regjistruar në total 81,292 të ardhur nga deti në Evropë (rreth 85% e të cilave në Itali) nga të cilët 1,985 kanë humbur jetën.
Më 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Rezolutën 55/76 vendosi që, nga viti 2001, 20 qershori do të festohet si Dita Botërore të Refugjatëve. Në këtë rezolutë, Asambleja e Përgjithshme vuri në dukje se viti 2001 shënoi 50-vjetorin e Konventës së vitit 1951 në statusin e refugjatëve.
Dita Afrikane Refugjatëve ishte kremtuar zyrtarisht në disa vende para vitit 2000. OKB-ja vuri në dukje se Organizata e Unitetit Afrikan (OAU) kishte rënë dakord që Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, të përkojë me Ditën e Afrikane të Refugjatëve më 20 qershor.