Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1973/ Si nisi Sigurimi i Shtetit të rekrutojë gjimnazistët

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
1973/ Si nisi Sigurimi i Shtetit të rekrutojë gjimnazistët

Historiani Kastriot Dervishi rikthen në vëmendje periudhën 1973-1982, kur Sigurimi i shtetit hyri në shkollat e mesme dhe filloi rekrutimin e gjimnazistëve.

Në një postim në Facebook, Dervishi shkruan se rekrutimet u bënë sistematike dhe të programuara, ndërsa u vendos hapja e dosjes së drejtimit “mbi mbrojtjen e inteligjencies, rinisë si dhe të institucioneve e objekteve kulturore arsimore dhe ato të shëndetësisë”, me nëndosje nëpër rrethe.

Sipas historianit, forma më e përhapur e veprimtarisë në radhët e inteligjencies e rinisë ishin: agjitacioni e propaganda, zvogëlimi i “arritjeve” dhe mburrja e jetës së në perëndim.

Dosja qendrore e këtij lloji u mbyll më 7.9.1982, ndërsa si arsye u paraqit se hapjen e tyre e kishin bërë armiqtë që drejtonin më parë MPB-në për t’i bërë keq partisë.

Postimi i plotë:

Në vitet 1973-1982 Sigurimi i Shtetit hyri në shkollat e mesme. Filloi edhe rekrutimin gjimnazistëve. Synim ishte “ruajtja e pastërtisë” në shkollat e mesme, por po të vësh re dinamikën e rekrutimeve vetëm nga një pjesë e vogël e tyre doli një “elitë” informatorësh apo agjentësh. Në vite të tjera ka pasur raste shumë të rralla të rekrutimeve nën moshën 18 vjeç, por në periudhën në fjalë, rekrutimet u bënë sistematike e të programuara. Në Degën e 8-të (dega e “armikut të popullit”) të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, më 20.2.1973, sipas udhëzimit nr.01-694, datë 24.10.1972, u vendos hapja e dosjes së drejtimit “mbi mbrojtjen e inteligjencies, rinisë si dhe të institucioneve e objekteve kulturore arsimore dhe ato të shëndetësisë”, me nëndosje nëpër rrethe. Nevoja e hapjes së një dosje udhëheqëse vinte si domosdoshmëri e një stadi të avancuar të luftës së klasave sepse “armiqtë” mbështeteshin tek intelektualët. Në arsyetimin e hapjes së dosjes thuhej se qëllimi ishte evidentimi i treguesve kryesorë “të veprimtarisë së ushtruar nga armiku, forcën zbuluese tonën dhe dinamikën e punës”, ndërsa forma më e përhapur e veprimtarisë në radhët e inteligjencies e rinisë ishin: agjitacioni e propaganda, zvogëlimi i “arritjeve” dhe mburrja e jetës së në perëndim. Nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë u hap një dosje drejtimi “Për ruajtjen e pastërtisë së rinisë dhe inteligjencies” me 4 fashikuj: për arsimin, art-kulturën, shëndetësinë dhe rininë shkollore e studenteske. Drejtime në princip objekti në Tiranë ishin: RTSH-ja, ATSH-ja, Kinostudio, Teatri i Operës dhe Baletit, Pallati i Kulturës dhe Kultura Masive, Teatri Popullor, Instituti i Lartë i Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, shtëpitë botuese 7 – 8 nëntori dhe “Naim Frashëri”, Galeria e Arteve Figurative, Antena e RTSH-së në Dajt, radiostacionet në Kashar dhe Kamëz, shtëpia ku i themelua PKSH-ja, Estrada e Shtetit dhe Cirku. Listoheshin gati 260 persona si të dyshuar, ndjekur pjesërisht me dosje.

Në Tiranë për drejtimin e rininë shkollore e studenteske ishin në vëmendjen:

1-Shkollat e larta:

-Fakulteti i Inxhinierisë

-Fakulteti Ekonomik

-Fakulteti i shkencave Politiko-Juridike

-Fakulteti Histori-Filologji

2-Instituti i historisë e gjeografisë

3-Shkollat e mesme:

-“Qemal Stafa”

-“Petro Nini Luarasi”

-“50-vjetori i pavarësisë”

-“Ismail Qemali”

-“Sami Frashëri”

-“Partizani”

-“17 nëntori” Vorë

Gjatë vitit 1980 në sektorin e arsimit në Tiranë vepronin 7 rezidentë, 6 agjentë, 39 informatorë dhe 13 strehues. Në shkallë vendi, në këtë drejtim, po këtë vit ishin 38 rezidentë, 54 agjentë, 228 informatorë dhe 24 strehues. Kryesisht i takonin shkollave të mesme, univeristeteve dhe instituteve.

Dosja qendrore e këtij lloji u mbyll më 7.9.1982 në bazë të urdhrit nr.01-20, datë 10.8.1982. Si arsye u paraqit se hapjen e tyre e kishin bërë armiqtë që drejtonin më parë MPB-në për t’i bërë keq partisë. Bashkëpunëtorët u zhvendosën në sektorë të tjerë. Kaluan eksperienca të reja. Aktiviteti i mëparshëm mbeti si shenja malit “Shpirag”.

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Hyka ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit, u kërkon falje publike izraelitëve

Hyka ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit, u kërkon falje publike izraelitëve

Fluks aplikimesh për ID, zyrat të hapura edhe të shtunën

Fluks aplikimesh për ID, zyrat të hapura edhe të shtunën

“I them Edvinit…”, hakmerret Berisha, ç’paralajmëron për Ramën një ditë pas sherrit

“I them Edvinit...”, hakmerret Berisha, ç’paralajmëron për Ramën një ditë pas sherrit







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com