Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1946/Kur Enver Hoxha urdhëronte nga Beogradi si të mirëprisnim Titon

8 vjet ago
in Të Gjitha
1946/Kur Enver Hoxha urdhëronte nga Beogradi si të mirëprisnim Titon

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan mbi një telegram të Enver Hoxhës që urdhëronte qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se si duhej të pritej Tito në kryeqytet.

Dervishi shkruan se më 1 korrik 1946, pra disa orë para mbërritjes në Shqipëri, i dërgon një telegram zëvendësit të vet, Koçi Xoxe, të cilin e udhëzon për masat që duhet të marrë në këtë pritje.

Në shkrim theksohet se Hoxha ka tejkaluar se tepërmi detyrat komunale e bashkiake teksa porosit mënyrën e pritjes dhe parullat që duhen hedhur. Hoxha vendoste për gjithçka dhe për parullat qe duhet të hidheshin po ashtu edhe për vendosjen e flamujve, ca duhet të thoshte populli si do prihej etj.

Gjithashtu , dervishi në Facebook publikon në foto një pjesë e telegramit të nisur nga legata jonë në Beograd dhe një nga aktivitetet në sheshin “Skënderbej” ku dallohen parullat “Enver-Tito”.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

1946/Telegrami i diktatorit tonë nga Beogradi

Më 23 qershor – 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi Jugosllavinë. Në përfundim të vizitës, më 1 korrik 1946, pra disa orë para mbërritjes në Shqipëri, i dërgon një telegram zëvendësit të vet, Koçi Xoxe, të cilin e udhëzon për masat që duhet të marrë në këtë pritje. Hoxha ka tejkaluar se tepërmi detyrat komunale e bashkiake teksa porosit mënyrën e pritjes dhe parullat që duhen hedhur. Ja telegram i datës 1 korrik 1946:
“Nesër në mëngjes nisemi me aeroplan në ora 8. Organizoni një pritje e manifestim madhështor. Autoritetet më të larta, e qeveria të dalin për të na pritur në aerodrom. Populli të dalë me shumicë. Qyteti të zbukurohet me flamurët tanë e Jugosllavisë. Bëni çmos të punohet tërë natën që të bëni flamuj të Jugosllavisë e Shqipërisë e t’i mbajë populli në duar. Përgatitni mikrofona dhe megafona dhe unë do të flas shkurt gjatë manifestimit. Përgatitni parulla të shkruara dhe parulla që duhet të hidhen nga populli. Përveç parullave të tjera të zakonshme të ketë edhe parulla si “Rroftë marrëveshja midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë”, “Rroftë mareshali Tito”; parulla të shkruara “Tirana-Beogradi”, të thirret “Enver-Tito”, të bëhet parulla rreth ushtrisë sonë si dhe ushtrisë jugosllave: “Rroftë vëllazërimi i ushtrisë kombëtare shqiptare dhe i ushtrisë heroike jugosllave”, “Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë”. Sa më shumë parulla mbi miqësinë tonë me Jugosllavinë. Në aeroport të vinë automobilat më të mirë për të na marrë, veçanërisht të vinë ato që janë të hapura”.

Në faksimile e foto një pjesë e telegramit të nisur nga legata jonë në Beograd dhe një nga aktivitetet në sheshin “Skënderbej” ku dallohen parullat “Enver-Tito”.

Tags: 1946beogradienver hoxhamirëprisnimTitonurdhëronte

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
ARMO një “sukses” falimenti, rafineritë me 50 mln euro borxhe

ARMO një “sukses” falimenti, rafineritë me 50 mln euro borxhe

Gaz Demi ia beson Partizanin Olsi Ramës

Olsi Rama mbledhje urgjente/Kush do e pësojë Trashi apo Starova?

Rreziqet që kërcënojnë botën dhe domosdoshmëria e NATO-s

Alarmohet NATO: Po humbim dominimin ndaj Rusisë

JU REKOMANDOJMË

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025




TË FUNDIT

Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!
shendetesi

Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

by mirseda
14:09 | 27/08/2025
0

ITALI - Celulari i saj bie. Ajo, me pushime në male, nuk mund të ishte askund tjetër,...

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

14:05 | 27/08/2025
MILANI NË ANKTH PËR RAFA LEAON

MILANI NË ANKTH PËR RAFA LEAON

14:03 | 27/08/2025
Punonjësi aksidentohet pasi ra nga lartësia teksa po punonte në Tiranë, nën akuzë administratori dhe drejtuesi i mjetit

Punonjësi aksidentohet pasi ra nga lartësia teksa po punonte në Tiranë, nën akuzë administratori dhe drejtuesi i mjetit

13:58 | 27/08/2025
DATËLINDJA E KEVINIT/ “Ylli” i filmit “I vetëm në shtëpi” feston 45-vjetorin

DATËLINDJA E KEVINIT/ “Ylli” i filmit “I vetëm në shtëpi” feston 45-vjetorin

13:52 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com