Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

17 çmenduritë që ndodhin vetëm në Japoni

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
17 çmenduritë që ndodhin vetëm në Japoni

Japonia është një nga vendet më të çuditshme në botë, ku njerëzit dhe mendësitë tregojnë se ata gjithnjë janë të prirur drejt zhvillimit. Por ka disa karakteristika që janë unike për këtë popull, që tregojnë vërtet se çfarë i ndan japonezët nga popujt e tjerë. Ja 17 çmenduritë që ndodhin vetëm në Japoni.

  • Ekziston një profesion i veçantë: Të shtysh njerëzit në metro

Metrotë japoneze kanë aq shumë pasagjerë sa që ka punëtorë të veçantë “oshiya” të cilët i shtyjnë njerëzit në trena. “Oshiyat” e parë ishin studentë që punonin me kohë të pjesshme.

  • 24 mijë dollarë për dy pjepra

Edhe shalqinjtë katrorë japonezë nuk janë aq të shtrenjtë sa pjeprat e Yubari King. Në një ankand në vitin 2008, dy pjepra u shitën për 24,000 dollarë. Arsyeja e çmimit të lartë është fakti që këto fruta janë shumë të rrallë. Ata rriten në sasi të vogla në ishullin e Hokkaido, dhe sapo korren menjëherë blihen nga tregtarët.

  • “Kit Kats” me shije hiri, shijen e patateve të ëmbla ose të piperit të djegur

Emri i karameleve “Kit Kat” nga japonishtja përkthehet “ti me siguri do fitosh”. Shumë shpesh këto karamele u jepen studentëve para provimeve, për fat. Ashtu si ushqimet e tjera japoneze, “Kit Kat” kanë aroma të çuditshme, nga piper i pjekur në aromën e çajit jeshil dhe të dardhave.

  • Kafeneja ku shitet butësia

Në vend të bakshishit, njerëzve u lejohet të qëndrojnë me kamerierët, t’i përqafojnë, të krijojnë kontakte me sy ose të luajnë me flokët – por jo më shumë!

  • Shumëllojshmëria e trenave

Trenat që lëvizin nëpër Japoni të ndryshëm: të vjetër, të zbukuruar, super të shpejtë, trena pa shofer, madje edhe trena që i ngjanë filmave vizatimorë si “Thomas The Tank Engine”.

  • Makineritë e monedhave mund të shesin çdo lloj produkti

Makineritë e monedhave janë kaq popullore në këtë vend, ku ju mund të blini edhe gjërat më të pabesueshme tek to. Mund të blini qepë të zakonshme ose një letër dashurie të shkruar me dorë.

  • Një pishinë ku ju mund të laheni në verë, hir apo kafe

Një vend i jashtëzakonshëm ku përveçse mund të notosh në pishina gjigante vere, kafeje, hiri mund edhe t’i pish në vend.

  • Kafshë shtëpiake robotë

Të kesh një kafshë shtëpiake në Japoni është aq e kushtueshme sa blerja e një makine të re. Për këtë arsye, fëmijëve u ofrohen gjithnjë robotë që imitojnë kafshët shtëpiake.

  • Sakura, lulja që zbukuron ushqimet  

Sakura është lulja kombëtare e Japonisë dhe me shumë delikatesë përdoret për të zbukuruar ëmbëlsirat . Petalet e qershisë janë veçanërisht të njohura në pranverë, kur i gjithë vendi është i mbuluar me një qilim të butë rozë të lulëzimit të tyre.

  • S’ka mirësjellje  në transportin publik

Vendet në transportin publik nuk u lirohen grave, fëmijëve apo të moshuarve. Kush vjen i pari, ulet i pari.

  • Moda e padëgjuar kurrë më parë

Moda japoneze e rrugës konsiston në ngjyrat e ndritshme, veshjet që zakonisht kufizohen dhe dizenjimet e çmendura. Nganjëherë cilësohet si një degë e veçantë e artit bashkëkohor, ku çdokush mund të shprehë personalitetin e tij përmes kombinimit të ngjyrave dhe aksesorëve që në dukje janë të papajtueshme.

  • Restorante me ushqim artificial

Specialistët bëjnë ushqime artificiale të padallueshme nga ushqimi i vërtetë. Ato bëhen nga pluhuri ose dylli për t’u servirur nëpër sportelet e restoranteve si mostra për konsumatorët.

  • Asgjë nuk e bën buzëqeshjen tuaj më të bukur se sa dhëmbët e dyfishtë

“Buzëqeshja hollivudiane” në Japoni konsiderohet shumë provokative. Përkundrazi, e kundërta është më në modë: jo vetëm dhëmbë të shtrembëruar, por edhe “dhëmbët e dyfishtë” konsiderohen të bukur.

  • Të ulësh avionin  është më e lehtë se të përdorësh tualetin

Paneli në tualet duket si paneli i kontrollit në një anije kozmike. Ka dhjetëra butona që shërbejnë për të ndezur bidenë, dushin, për të ngrohur sediljen dhe madje për të rregulluar muzikën.

  • Muzeu i Tualetit, një koleksion gjigant

Hyrja në Muzeun e Tualetit është e dekoruar me një njeri prej ari dhe disa skulptura në poza të tendosura. Ekspozita brenda përfshin një tas tualeti, një koleksion të mostrave artificiale të kafshëve dhe jashtëqitjeve njerëzore dhe kapelave qesharake. Ky është muze i parë me këtë temë në botë.

  • Akullore me aroma petësh, mishi, ose birre

Shijet ndryshojnë por ju duhet patjetër të provoni një akullore japoneze në diversitetin e saj. Ju mund të gjeni akullore me shijen e petës, birrës ose mishit të kuajve që çuditërisht është shitur në çdo cep dhe ka kërkesa të mëdha.

  • Një ishull lepujsh

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë lepuj u dërguan në Okunoshima Island për kërkime shkencore. Programi u anulua më vonë, dhe lepujt u liruan. Ata nuk humbën, dhe tani ishulli është i mbushur me këto krijesa që duket se kanë tërhequr mijëra turistë.

Përshtati redaksia Tirana Today

Tags: cudiraeksperimentJaponi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Pas arrestimit të Vijar, do të jetë Duka në Ekzekutivin e UEFA?

Pas arrestimit të Vijar, do të jetë Duka në Ekzekutivin e UEFA?

PD akuzon LSI-në: Vota që ju bashkoi me PS vlen 240 milionë euro

PD akuzon LSI-në: Vota që ju bashkoi me PS vlen 240 milionë euro

Gjesti fisnik i shqiptarit, jep bukë falas për të varfrit në Serbi

Gjesti fisnik i shqiptarit, jep bukë falas për të varfrit në Serbi







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com