Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Klajdi Xibrakun, akuzuar për “trafik droge”. Xibraku u paraqit në 2021 në Portin e Durrësit, për të zhdoganuar konteinerin. Kujtojmë se bashkë me të u shoqëruan në atë kohë edhe punonjës të tjerë të kompanisë.
143 kg kokainë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit, e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me kodet e mbishkruara si “më e mira”; “vëlla” dhe foton e Pablo Escobar.
Ai është arrestuar për “trafikun e kokainës” nga Ekuadori, ndërsa me vendim të Apelit tashmë është i lirë. Pak javë më parë u lirua edhe bashkëpunëtori i tij, Erjon Peti.
Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë, të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Escobarit.