Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

12 vjet pa parë të bijën pasi ia morën me dhunë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
12 vjet pa parë të bijën pasi ia morën me dhunë

Sot në emisionin “Stop” u trajtua një temë mjaft delikate, largimi i fëmijës nga nëna e tij në mënyrë të padrejtë. Lisiana Hoxha përpos faktit që kaloi një martesë të dështuar, endet prej vitesh për të fituar kujdestarinë e të bijës, Theodhorës.“Unë kam pasur vajzën të martuar me Renato Xhogun. Nga martesa e tyre lindën një fëmijë, Theodhora Xhogun. Gjatë martesës së tyre patën shumë kontradikta me njëri – tjetrin, ishin shumë të dhunshëm si vetë personi, edhe prindërit e tij, sidomos e ëma dhe e motra. Vajza nuk i duroi dot dhe një ditë mori fëmijën dhe erdhi në Shqipëri. Vjen i ati dhe e merr vajzën me dhunë. Nuk kishte orë që të mos merrnim kërcënime dhe vajzës i thoshte që do ta fuste në qese të zezë dhe do ma sillte në Shqipëri. Për këtë ka tabulate telefonike, janë të gjitha të vendosura dhe të shkruara. Ia la kujdestarinë e tij. Martesa e tyre zgjati deri në vitin 2008”, u shpreh i ati i Lisianës, Naim Hoxha.

Më datë 8 Maj të vitit 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë pranoi kërkesë-padinë e Lisiana Xhogut dhe zgjidhi martesën me të paditurin Renato Xhogu, duke ia lënë kujdestarinë e vajzës këtij të fundit dhe duke i lënë të drejtën paditëses ta takojë dy herë në muaj.Por ky vendim nuk e respektua, pasi Lisiana Xhogu nuk e ka parë më vajzën e saj, Theodhorën. Naim Hoxha tregoi se më 13 Prill 2017, ish-bashkëshorti i të bijës ndërroi jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti. Familja e tij u rikthye në Shqipëri dhe fillimisht i premtoi familjes Hoxha se do të mund ta takonin vajzën e vogël, por rezultoi krejt e kundërta.  

Ndaj dhe Lisiana iu drejtua sërish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me një kërkesë-padi për ndryshimin e përgjegjësisë prindërore të Theodhora Xhogut, por gjyqtarja Mirela Mishgjoni e rrëzoi kërkesën e saj, duke ia lënë kujdestarinë gjyshërve nga ana e të atit.Motra e Lisianës, Eriselda Hoxha tregoi se mbesa e saj ka kaluar kufirin e Shqipërisë me vendim të prokurorit Aurel Zarka, pa qenë në dijeni e ëma. Gjatë një takimi me këtë prokuror, Lisiana ka mundur ta regjistrojë duke i thënë se është ai që vendos se çfarë ndodh me denoncimin e saj.

Lisiana – Si jeni? Mirë?

Prokurori Aurel Zarka – Mirë!

Lisiana – Mund të hyj brenda?

Prokurori Aurel Zarka – Çfarë ke?

Lisiana – Dua të bëj një pyetje!

Prokurori Aurel Zarka – Po!

Lisiana – Kam pasur një denoncim që kam bërë dhe doja të dija, çfarë është bërë me këtë denoncim?

Prokurori Aurel Zarka – Është mosfilluar.

Lisiana – Pse është mosfilluar?

Prokurori Aurel Zarka – Se ashtu e kam vendosur unë!Lisiana – Si mund të vendosni juve ashtu?

Prokurori Aurel Zarka – Unë jam ai që vendos!

Lisiana – Po kush është arsyeja, që keni vendosur ashtu?

Prokurori Aurel Zarka – Po i kam shkruajtur aty. Ke të drejtën e ankimimit në gjykatë!

Naimi tha se disponon gjithashtu një regjistrim të bisedës së të bijës me ish-kunatën e saj, Entela Mehmetit, e cila është shprehur se ajo dhe prindërit e saj janë kompetentë për vajzën dhe Lisianës do t’i duhej ta harronte kujdestarinë.

Lisiana – Dua vajzën!Ish-kunata – Ok, lëre kujdestarinë mënjanë!

Lisiana – Si ta lë kujdestarinë?

Ish-kunata – Lëre! Kaq kohë vajza me kë ka jetuar? Kush e ka pasur atë kujdestari? Atë kujdestari e ka pasur Spirua (Renato, ish-bashkëshorti)

Lisiana – E kishte Spirua…

Ish-kunata – Dhe kujdestaria do kalojë automatikisht në… tek mami dhe tek babi. Kjo është 1 milionë përqind e garantuar! Kujdestarinë harroje! Ana, nuk ta lëshojmë dot kujdestarinë, është gjëja më e shtrenjtë që na ka ngelur nga Spirua.

Lisiana – Entela, unë nuk shoh…

Ish-kunata – Ne tek ajo çupë i kemi sytë! Vajzën e kemi ne. Jemi ne kopetentë, Ana. Unë, mami, babi. Asnjë tjetër! Po më dëgjon, çfarë them?

Lisiana – Po, të dëgjoj!Ish-kunata – Unë, mami dhe babi. S’ka asnjë tjetër në mes! Çdo gjë e kam në dorë! E kemi në dorë, Ana! Do t’i japësh drejtim… do të vazhdosh me gjyqet? Jepi! Do dalësh e humbur! Do dalësh e humbur!

Por sipas nenit 225 të Kodit të Familjes, nëse një nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtrohet automatikisht nga prindi tjetër.

Ndërsa gjykata e ka vlerësuar këtë një natyrë tjetër konflikti dhe kërkesën të pabazuar në ligj dhe prova e si rrjedhojë e ka rrëzuar.

Moderatorët e emisionit “Stop” thanë se gjyqtarja ka bërë parashtrimin e ligjit e më pas e ka rrëzuar kërkesën, çka rezulton e pakuptimtë.

“Kjo është e tmerrshme! Është një paçavure!”, u shpreh Saimir Kodra.Lisiana rrëfeu historinë e saj të trishtë të martesës së dështuar dhe kërkesës së pashpresë për të qenë pranë vajzës së saj tanimë 12-vjeçare.

“Vajza nuk e dinte që ekzistonte mamaja e saj dhe sot e kësaj dite ajo i flet gjyshes ‘ma’. Pas 12 vitesh m’u dha mundësia ta takoj vajzën time vetëm në Gjykatën e Greqisë”.

Ajo tha se ka kryer tre denoncime për kujdestarinë e të bijës, por nuk ka mundur dot të gjejë zgjidhje.

“Nuk kërkoj asgjë më shumë, kërkoj vetëm fëmijën tim! I drejtohem shtetit shqiptar: Jam nënë! Vjehrri im është marrë me drogë dhe ka bërë 5 vjet burg në Shqipëri. Burri im punonte me punë të pista, me prostituta në rrugë. Si mund të jetoj vajza ime me ata njerëz?”, u shpreh Lisiana Hoxha./ tvklan.al

Tags: 12-vjetia morënme dhunepa parëpasitë bijën

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Përsëri Salah, kundërsulm vrasës dhe finalizim fantastik (Video)

Përsëri Salah, kundërsulm vrasës dhe finalizim fantastik (Video)

Berisha: Rama në Korçë me militantë nga Elbasani

Drejtoresha e hipotekës së Sarandës kërkon 250 mijë lekë për një dokument

I moshuari “tërbohet” kur Napoli shënoi në “Allianz Stadium” (Video)

I moshuari “tërbohet” kur Napoli shënoi në “Allianz Stadium” (Video)







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com