Sot në familjen Hoxha është një ditë e veçantë. 16 tetori konsiston me 110-vjetorin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Nusja e djalit të diktatorit, Teuta Hoxha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se sot në familjen e tyre është një ditë e shënuar.
“Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110 vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës”, shkruan ajo, ndërsa ka bashkëngjitur edhe një foto të diktatorit.
Teuta Hoxha ishte vetëm 16 vjeç kur u fejua me Ilirin, dhe u desh të “rritej” edhe ca për t’u lidhur në martesë.