Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, e mbijetuara: Plagët e djegies më therin ende

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, e mbijetuara: Plagët e djegies më therin ende

Prej 11 vitesh, Dylbere Prini mban një barrë të madhe mbi vete. Në ditën fatkeqe të 15 marsit të vitit 2008, ajo ishte aty si çdo njeri tjetër, duke u munduar për dy para më shumë.

Dylbere Prini, e mbijetuar nga tragjedia
Dylbere Prini, e mbijetuar nga tragjediage

Dashur-padashur, fabrika e demontimit të armëve në Gërdec u shndërrua në një pikë kyçe për jetën e saj, nga ku do të buronin shumë ngjarje rrëqethëse e që do të linin gjurmë të mëdha. “Jetonim shumë pak metra larg fabrikës së Gërdecit.

Me hapjen e saj, e menduam si një mundësi të mirë ekonomike dhe prandaj nisa punë unë së bashku me djalin e dy gocat. Më pas grupit tonë iu bashkua edhe e dashura e shpirtit e djalit tim. Data 15 mars ishte si çdo ditë tjetër. Vijuam punën si përherë. Papritur na erdhi një urdhër i pazakontë, që drekën do ta hanim më herët se gjithmonë”, tregon ajo. Dylbere Prini është një zonjë që në kurriz mban 56 vite jetë.

Me flokë të shpupuritura, ashtu si edhe vetë jeta e saj, por buzën nuk harron ta vërë në gaz përtej të gjithave. Sapo e takon, të shtrëngon fort, a thua do të nxjerrë mallin e dikujt. Më pas lotët të shoqërojnë përgjatë gjithë bisedës. Në 15 mars të 11 viteve më parë, duket sikur Zoti i fali edhe një parandjenjë se diçka e keqe pritej të ndodhte shumë shpejt.

“Kur na u dha urdhri për drekën, isha si e vrarë në shpirt. Nuk kishim ngrënë asnjëherë aq herët. Çuditërisht, nuk më hahej bukë. Doja vetëm të shihja fëmijët njëherë para se të haja. Ishte vapë, herë dilte dielli, herë grumbulloheshin retë”, rrëfen 56-vjeçarja. Nën shoqërinë e ndjenjave të këqija, u takua me të fejuarën e djalit, e cila po ashtu punonte në repart. Shkëmbyen dy a tri llafe dhe në fund nuk harroi këshillat prej nëne.

“I thashë të kujdeseshin, sidomos te këmbët dhe duart, se mund të vriteshin. E përqafova edhe një herë, iu luta Zotit t’i ruante e më pas u nisa në drejtimin tim”, shprehet Dylberja. Por drejtimi i saj do të ishte shumë i shkurtër sepse sapo bëri dy hapa, një përbindësh flake u shfaq përpara saj. Reparti ku ata punonin për jetën e tyre, u mbulua nga një re tymi. Të qeshurat e punëtorëve u zëvendësuan nga klithma therëse.

“Më kapi flaka dhe u dogja komplet mbrapa. Në nxitim e sipër u rrëzova dhe shumë njerëz më shkelnin. Më dha Zoti forcë dhe u ngrita sërish, por në mendje kisha vetëm fëmijët. Digjeshin këpucët, lëkura, të gjitha… Lusja të vdisja të mos dëgjoja se kush e pësoi nga kjo ngjarje e kush mbeti gjallë”, thotë ajo. Dylberja është një ndër viktimat e Gërdecit që u dëmtua më së shumti nga shpërthimi. Për shkak të gjendjes jo të mirë, ajo u dërgua në Zvicër për kurim, ku u përball me 3 muaj sfidë.

“3 muaj s’kam lëvizur fare. Harrova si ishte të ecje në këmbë. Plagët më digjnin, por më shumë më dogji shpirti kur mora vesh se nusja e djalit kishte vdekur. Më dhembte zemra për të dy”, rrëfen Dylberja. Nga fabrika famëkeqe e Gërdecit, ajo tashmë mban mbi lëkurën e kurrizit shenja të djegure. Njëra dorë iu thye dhe sot e ka me hekur dhe të qepur me 8 kapëse.

Por i duhet të vuajë dhe vajtojë edhe për të fejuarën e djalit të saj. Para se të ndodhte kjo ngjarje, ajo ishte shumë e lumtur për lidhjen e tyre. I shikonte çdo ditë me kërshëri teksa thurnin plane për jetën e tyre. Dylberja ka katër vajza, por kjo nuk e pengoi fare që edhe të fejuarën e djalit ta donte njëjtë si ato. Ndërkohë, pas kësaj humbjeje, djali u shndërrua në fëmijën më të dashur për të. E kishte gjithmonë pranë dhe e shikonte se sa vuante ai për të fejuarën e tij. Vuante ai, por vuante edhe zemra e nënës.

“Sikur u dëmtova 100 herë më shumë prej djalit, kur e shikoja aq të mërzitur. Kur futej në dhomë, thosha ‘o Zot, më mirë të kisha vdekur unë, sesa nusja e tij’. Nuk ishte dhe nuk është aspak e lehtë”, tregon nëna e 5 fëmijëve.

Djali u martua sërish, por gëzimi nuk ishte më i njëjtë. Ditën e dasmës nuk e përjetoi aspak mirë. Herë mendja i rrinte te nusja që tashmë nuk ishte më, herë te nusja që tashmë ishte futur në jetën e tyre. Si të mos mjaftonin këto, Dylberja mendonte edhe për familjen e nuses së vdekur. I dukej si gabim e faj gëzimi i madh përpara syve të tyre.

“Kur ishte dita e dasmës, unë e di se çfarë kam hequr. Jo se nuk e doja nusen, por më kujtohej nusja e vjetër dhe nuk lumturohesha dot për shkak të nënës së saj sepse e kemi komshije. Kisha një siklet të madh. Gjatë dasmës, nusja e shikonte që rrija si e mërzitur, ndërsa unë justifikohesha me dhimbjen e kokës. Nuk dua që gëzimi im të jetë i dukshëm sepse ka nëna të tjera që humbën fëmijët. Sot vetëm gëzoj në heshtje për 3 mbesat që Zoti më fali dhe lutem për qetësinë e djalit”, thotë Dylberja.

Kafetë e 10 viteve më parë, nëna e 5 fëmijëve i ka harruar. Ndien sikur është faj të qeshësh kur të kanë ndodhur gjithë këto gjëra. Muzikën po ashtu nuk e duron dot sepse në mendje i kalojnë ato nëna, që vdekja e fëmijës së tyre i veshi me të zeza. Një mendje dhe zemër nëne mendon kaq shumë. Përpos vuajtjeve shpirtërore, për Dylberen ditët e sotme nuk janë të lehta as për shkak të dhimbjeve fizike.

Shenjat e djegies që i kapluan të gjithë pjesën e prapme të trupit ia kujtojnë akoma momentet e ferrit dhe nuk e lënë të bëjë një jetë të qetë.

“Sikleti ynë është shumë i madh. Ai që i ka të djegurat në trup ma di hallin. Tani që është vapë e madhe, plagët më djegin aq shumë, saqë ngjasojnë me zjarrin. M’u dogj trupi 55%. Dy herë u desh të bëhesha operim me zorrën e trashë sepse nuk kryeja dot nevojat e mija personale. Edhe kur ngjitem te shkallët kam problem, duhet të mbushem një herë me frymë e pastaj të eci. Sa herë dëgjoj një zhurmë të vogël, më ngrihet zemra përpjetë. Një tullumbace nuk e dëgjoj dot sepse më kujtohen predhat që binin si pikat e shiut. Zoti na ruajti”, rrëfen Dylberja.

Edhe pse ka kaluar një dekadë dhe për shumë njerëz tragjedia e Gërdecit mund të tingëllojë si një ngjarje e largët, problemet dhe shqetësimet e Dylberes vijojnë edhe sot e kësaj dite. I duhet të përdorë krem qetësues çdo ditë për t’u kujdesur për plagët e marra nga shpërthimi. Dushi është një tjetër nevojë që tragjedia ia fali. I duhet të lajë trupin me kujdes 3 herë në ditë me qëllim që të djegurat të mos infektohen.

“Është e nevojshme për trupin që dushin ta bëjë 3 herë në ditë. Më djegin plagët, por nuk kam çfarë të bëj. Mirëpo, problem është edhe pjesa e ujit. Na vjen shumë i keq, i turbulluar dhe i nxirë nga pisllëqet dhe unë nuk lahem dot me të. Mjekët më kanë këshilluar që ujin ta blej, ose në rast të kundërt, edhe pse pas 10 vitesh, plagët mund të më infektohen dhe të më hapin sërish probleme. Do rri gjithë kohës më frikë”, thotë 56-vjeçarja. Pavarësisht të gjithave, nëse dikush kërkon një veçori në shpirtin dhe karakterin e Dylberes, është pikërisht aftësia për të përcjellë pozitivitet. Është një njeri me fytyrë të qetë, ndërsa në krahët e saj gjejnë paqe fëmijët dhe nipërit e mbesat. Keq nuk ka dëshirë t’i bëjë askujt dhe madje, këtë gjë e ka përcjellë edhe te pasardhësit e saj.

Lotët ndonjëherë ia lënë vendin edhe buzëqeshjes, edhe pse nxiton pastaj ta fshehë për shkak të shpirtit të copëtuar. Përpiqet t’u falë shpresë njerëzve dhe të bëhet njësh me problemet e tyre. Ajo vetë shpresën e gjeti te Zoti. Për asnjë çast nuk e heq nga goja dhe e falënderon që sot është ende gjallë, ndonëse me shumë dhimbje e lot. Lutjet drejt tij nuk kanë të sosur, por jo më për veten, por për njerëzit që e rrethojnë.

“Uroj të mos i ndodhë askujt kjo ngjarje. Shyqyr Zotit që e kam nusen dhe fëmijët dhe nuk dua të përmendet fare si histori sepse pengjet nuk janë të pakta. Ajo ditë ka qenë një ditë tmerri, tmerri, tmerri…Për këtë arsye nuk ia uroj kurrkujt. Zoti më fali fëmijët e mi dhe nipër e mbesa, por nga të gjithë me djalin e vetëm jam shumë e lidhur. Nuk ia kthej dot shpinën atij, për shkak edhe vuajtjeve të mëdha që ka kaluar. Jeta është një luftë pa armë, gjithmonë do të jesh në tension dhe në hall. Megjithatë, unë falënderoj Zotin e madh për gjithçka kam sot, e falënderoj Allahun shumë. Shpresën te Zoti nuk e heq kurrë”, rrëfen Dylberja.

Sot Dylbere Prini, së bashku me bashkëshortin e saj, me të cilin ka ndarë shumë gjëra, përpiqet të gëzojnë për të vegjlit e tyre. Jeta e ka vrarë shumë, por shpresën nuk e humbet kurrë. Një herë me mendjen te tragjedia e vuajtjet e njerëzve e me një mendje te fati i saj përpiqet të mbajë në ekuilibër shumë gjëra. Sa herë qeshin mbesat që ka në shtëpi, qesh edhe ajo, por nuk harron edhe të lotojë. Me një miksim ndjenjash dhe me plagë trupi, vijon jetën përpara./ Panorama

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës
Politikë

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Next Post
Azerbajxhan/ Presidenti Meta nderohet me Titullin “Doctor Honoris Causa”

Azerbajxhan/ Presidenti Meta nderohet me Titullin “Doctor Honoris Causa”

Shpallet në kërkim personi që kërcënoi gazetaren Dardha

Shpallet në kërkim personi që kërcënoi gazetaren Dardha

“S’ka tirani që i ndal shqiptarët”, Mediu fton qytetarët në protestë

“S’ka tirani që i ndal shqiptarët”, Mediu fton qytetarët në protestë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com