E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Azerbajxhan/ Presidenti Meta nderohet me Titullin “Doctor Honoris Causa”

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidenti i Ilir Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të Akademisë, Presidentit Meta ia dorëzoi titullin, Rektori i saj Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov, vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ndërsa, Presidenti Meta e konsideroi titullin si shenjë mirënjohje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi se në dekadën e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar shumë dhe realizimi i projektit TAP i ka dhënë mundësi e dimensione të reja këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi se përtej marrëdhënieve ekonomike, një vëmendje më e madhe i duhet kushtuar shkëmbimeve kulturore dhe eksperiencave akademike midis dy vendeve.

“Nxitja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të kulturës dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes studentëve, akademikëve e qytetarëve të të dy vendeve është investimi më i madh e afatgjatë”, – theksoi Presidenti Meta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen...

Video/ Futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri në Kupën e Mbretit të Spanjës

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Valadolidit. 25-vjeçari ekzekutoi saktë goditjen e dënimit duke kaluar...

“Vetviktimizmimi” i Albinit, si revansh ndaj rendit kushtetues

Nga: Mero Baze Një komision apelimi në Kosovë hodhi poshtë kërkesën e Albin Kurtit për të kandiduar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke...

Mjekja shqiptare në Britani: Covid ka pësuar 23 ndryshime, po bëhet më agresiv

Prej kohësh një mutacion i ri i koronavirusit ka dalë në qarkullim, duke shqetësuar jo pak zyrtarët e lartë të shteteve më të rëndësishme...

Fajësimi i Trump? Në Romën e shekullit IX-të u nxor në gjyq kufoma e një Pape

Nga: Frederik Pedersen “The Conversation” Donald Trump do të përballet në shkurt me fajësimin (impeachment), hera e parë që një president i SHBA-së gjykohet 2...