10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka bërë bashkë shumë personalitet të kulturës, politikës kosovare dhe asaj shqiptare. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi kanë vizituar Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.Ajo që bie në sy në vizitën e tyre, është fakti se ata kanë qëndruar përkrah njëri tjetrit duke treguar se opozita e Shqipërisë është e pandashme. Veprime të tilla që tregojnë jo pak për skenën politike dhe eletoratin.
Me ta ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili i shoqëroi në seancën plenare të ditës së sotme.Siç duket, edhe këtë herë Kryemadhi zgjodhi që mos shoqërohej me bashkëshortin e saj Ilir Meta.