Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

10 vjet Pavarësi/A është Kosova një shtet i dështuar?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Përvjetori i dhjetë i pavarësisë, e gjen Kosovën në pozitën më të keqe të mundshme. Krimi i organizuar dhe korrupsioni në administratën shtetërore është i shumë-përhapur, tensionet ndër-etnike janë rritur, njohja ndërkombëtare e shtetësisë ka ecur me hapa të ngadaltë, ndërsa procesi i integrimit euro-atlantik është futur në ngërç.

Aktorët dhe faktorët politikë kryesorë në Kosovë, vetëm sa kanë ndërruar vendet në mazhorancë apo opozitë.Ekonomia është anemike, ndërsa jetesa e shumicës së kosovarëve mbetet në kufijtë e mbijetesës.

Dy vite më parë, BE paralajmëroi se Kosova ishte shumë pranë liberalizimit të vizave me vendet e hapësirës Shengen.Tani kjo perspektivë është zbehur për shkak të mosmiratimit të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, ngritjes së Gjykatës Speciale për krimet e dyshuara të pjesëtarëve të veçantë të UÇK, dhe ngritjes së Bashkësisë së Komunave Serbe.

Serbia po ecën më hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, teksa bisedimet mes dy vendeve për normalizimin e raporteve, janë pezulluar për një kohë të pacaktuar, pas vrasjes së politikanit të njohur të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Kosova është një shtet i dështuar, shkruante qershorin e 2017-ës në një analizë të gjatë revista gjermane “Der Spiegel”, duke theksuar se vendi është në duart e një klani të vogël që fiton miliarda dollarë, dhe që është shumë më i ngjashëm me Botën e Tretë, sesa me një vend evropiano-perëndimor.

“Gabimi që bëri Perëndimi, është se e la Kosovën në dorë komandantëve, që u lavdëruan si “ushtarë të lirisë”, por në shumë raste kanë rezultuar të jenë luftëtarë të krimit”- theksonte revista.

Edhe ish i dërguari i BE-së për Kosovën, diplomati austriak Volfgang Petritsh, deklaroi dhjetorin e vitit të kaluar se Kosova, është mjerisht një shtet ende i dobët dhe pranë kolapsit.Ndërkohë eksperti amerikan për rajonin Daniel Server, gjykon se do të duhen edhe të paktën 10 vjet të tjera, para se Kosova të kompletohet dhe konsolidohet si shtet. Alket Goce, Tirana Today

Tags: a ështëdështuarkosovanje shtetpavaresivjet

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026
Aktualitet

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Aktualitet

E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen e Shqipërisë

20:43 | 05/06/2026
Next Post

Llullaku “la të fejuarën në altar” për të firmosur me ekipin italian

Shkodër/Xhafaj me dorë të hekurt, policia me frymë të re

Pavarësia/Basha: Gëzuar shqiptarë, gëzuar e shtrenjta Kosovë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

by mirseda
21:34 | 05/06/2026
0

Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori...

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026

Tubimi për projektin në Zvërnec, protestës i bashkohen edhe qytetarët në Elbasan, Kukës dhe Korçë

20:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com