Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

10 ikonat më të mëdha të modës  

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
10 ikonat më të mëdha të modës   

“Moda kalon, stili mbetet”

COCO CHANEL

“Eleganca është e vetmja bukuri që nuk zbehet kurrë”

AUDREY HEPBURN

MBRETERESHA ELISABETE I

ANGLEZE, 1533-1603

Elisabeta është ndoshta një prej influencueset më të mëdha të modës që ka jetuar ndonjëherë, teksa shijet e saj vendosnin tendencat në Angli, për gjysmën e dytë të shekullit 16. Mbretëresha ishte tejet e vetëdijshme për pamjen e saj dhe bëri shumë për të krijuar imazhin si një sundimtare e pushtetshme. Ajo vishte funde plot detaje të bërë me copa të rralla dhe dekorohej me bizhuteri të kushtueshme, që i shkonin statusit të saj si mbretëreshë. Obortarët rendnin të imitonin stilin e saj, duke dashur të tërhiqnin vëmendjen e mbretëreshës, por ajo i kalonte gjithashtu veshjet mbretërore si shpërblime për shërbime besnike.

LUIGJI XIV

FRANCEZ, 1638-1715

Nuk kishte oborr në Evropën e shekullit 17, që të ishte kaq me shije sa ai i Mbretit Diell, në Pallatin e Versajës. Kur mori fronin në 1643, Franca kish mbetur prapa Spanjës, në atë kohë fuqia më dominuese në kontinent. Me ministrin e Financave, Jean Baptiste Colbert, Luigji zhvilloi një industri veshjesh dhe tekstike, për të rivalizuar spanjollët. Për të siguruar që francezët blinin rroba franceze, Luigji shpalli madje të paligjshëm importin e materialeve nga vende të tjera. Mbreti vuri në zbati edhe një kod të rreptë veshjeje dhe hsumë fisnikë falimentuan në përpjekjen për të shtënë në dorë veshje të modës më të fundit, me qëllim që të ruanin vendin në oborr.

ÇARLS II 

ANGLEZ, 1630-1685

Kur Mbreti Çarls II u rikthye në Angli në vitin 1660 për të rimarrë fronin, ai solli me vete dashurinë për modën franceze. Megjithatë, vetëm gjashtë vjet më vonë dhe me Anglinë në luftë me Francën, Çarlsi vendosi që të reformojë veshjen e anglezëve, për t’i dhënë fund dominimit të veshjeve franceze në oborr. Ai futi jelekun, i cili vishej me një pallto dhe kilota, dhe shënoi kështu fillimin e kostumit me tre pjesë, ndërkohë që i dha fund traditës mashkullore të veshjes me xhamadan dhe geta.

MARI ANTUANETA

AUSTRIAKE, 1755-1793

Takimi i parë i Mari Antuanetës me modën franceze ishte sigurisht i frikshëm. E ardhur nga Austria për t’u martuar me djalin më të madh të mbretit të Francës, në kufi asaj iu kërkua të ndërrojë rrobat austriake me ato franceze, gjë që shënonte transformimin e saj nga dukeshë austriake, në mbretëreshën e ardhshme të Francës. Duke kuptuar shumë shpejt se nuk mund të ushtronte ndikim politik në oborrin francez, Mari Antuaneta iu kthye modës, si një mënyrë për t’u shprehur. E njohur për shijet e saj ekstravagante si mbretëreshë, ajo shpesh herë vijej në lojë për veshjet luksoze, por megjithatë gratë nga i gjithë vendi rendnin për të kopjuar stilin e saj.

PERANDORESHA EVGJENI

SPANJOLLE, 1826-1920

E fundit perandoreshë e martuar në Francë, Evgjenia ishte një prej atyre që bënte tendencë në shekullin 19. E njohur për dashurinë e saj për bizhuteritë e bukura dhe fundet luksoze, shijet e Evgjenisë ndikoheshin gjithashtu nga magjepsja e saj pas Mari Antuanetës, teksa perandoresha ka pozuar dhe në një portret, e veshur si paraardhësja e saj ikonë. Bashkë me dizajnerin anglez Çarls Uorth, Evgjenia dominoi çdo aspekt të modës evropiane.

COCO CHANEL

FRANCEZE, 1883-1971

Nuk e teprojmë të themi se Coco Chanel revolucionarizoi modën gjatë fillimit të shekullit 20. Duke u frymëzuar nga veshjet e burrave, Chanel krijoi veshje të thjeshta, të rehatshme por elegante, që i shkonin për shtat kohëve që ndryshonin me shpejtësi në të cilat jetonin gratë, duke i larguar ato nga veshjet e ngurta. Për shembull Chanel futi përdorimin e trikos si material veshjeje, sepse ishte e përballueshme dhe shkonte mirë – në një kohë kur ky material rezervohej për të brendshmet e meshkujve. Ajo popullarizoi edhe pantallonat mes femrave, si dhe perlat false, duke besuar se çdo veshje duhet të shoqërohet me aksesorët e duhur.

AUDREY HEPBURN

BRITANIKE, 1929-1993

Një prej aktoreve më të dashura të shekullit 20, askush nuk e mishëronte më mirë elegancën dhe klasin, si Audrey Hepburn. Si muzë e dizajnerit francez Givenchy, Hepburn veshi shumë prej veshjeve të tij në jetën personale dhe profesionale gjithashtu, duke përfshirë dhe fustanin e zi ikonë, në filmin “Breakfast At Tiffany’s”. E njohur për stilin e saj të thjeshtë dhe pamjen klasike, Hepburn mbetet ikonë e modës edhe sot, 25 vjet pas vdekjes.

STEVE MCQUEEN 

AMERIKAN 1930-1980

I konsideruar rregullisht si një prej meshkujve me më shumë stil, aktori Steve McQueen ishte një ikonë në ekran dhe jashtë tij. I njohur për stilin casual dhe mashkullor, McQueen ishte antiheroi amerikan, që mbante gjithçka, nga veshjet lëkurë të motoristëve, deri dek xhinset dyshe, me një prirje për kostumet shik, nga ata të pakohë. Ai popullarizoi kombinimin e një golfi me xhaketë, që u bë një prej pamjeve më ikonë të viteve 1960.

DIANA ROSS

AMERIKANE, 1944-

Diana Ross, diva origjinale, është parë gjatë gjithë jetës së saj si një femër me shije të mrekullueshme në veshje. Me dashurinë për fundet e shkëlqyeshëm, bizhutë e shndërritshme dhe pellushët me ngjyra, Ross ka qenë një grua që bën modë që kur u shfaq në skenën muzkore në vitet 1960. E njohur si mbështetëse e stilit natyral afro, ajo është ikonë për gratë me ngjyrë kudo, dhe nuk shfaq shenja të tërheqjes tani që është në të shtatëdhjetat.

PRINCE

AMERIKAN, 1958-2016

Artisti i lindur me emrin Prince Rogers Nilson shuajti vijat ndarëse të gjinisë dhe seksualitetit me stilin e tij androgjen, ashtu sikurse shkriu edhe zhanre të ndryshme të muzikës. Ai kultuvoi pamjen e tij të spikatur, me xixa, dorashka pa gishta, kravata, çizme me taka të larta, dhe shumë më tepër. Nga viti 1984, ai u bë një herë e përgjithmonë i asociuar me ngjyrën vjollcë, pas suksesit të filmit dhe këngës së tij, Purple Rain. Princi, me stilin e tij inkurajoi fansat kudo në botë që të ishin ekzaktësisht ata që ishin. (Burimi:Bota.al)

 

Tags: historiikonat e modes

TË LIDHURA

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi
Showbizz

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi

10:07 | 25/08/2025
Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor
Kuriozitete

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

09:56 | 25/08/2025
Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Next Post
Fotot/ 9-vjeçari vret veten, prej ditësh e tallnin shokët   

Fotot/ 9-vjeçari vret veten, prej ditësh e tallnin shokët  

Eni Vasili ikën nga “News24”, ja ku do të shfaqet gazetarja

Eni Vasili ikën nga "News24", ja ku do të shfaqet gazetarja

Kravata është një telash rreth qafës/ Kërkuesit: Të dëmshme për shëndetin

Kravata është një telash rreth qafës/ Kërkuesit: Të dëmshme për shëndetin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com