Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

1.343 të sapodiplomuar mundësi praktike në administratë

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
1.343 të sapodiplomuar mundësi praktike në administratë

Tashmë të gjithë të sapodiplomuarit do të kenë mundësi praktike në institucionet e qeverisjes qendrore, ato vendore dhe disa kompani publike e private.

Njoftimi është dhënë nga ministria e Financave, sipas së cilës numri i vendeve të disponueshme për praktikë është 1343.

Aplikimi për çdo të interesuar mund të bëhet online, përmes faqes së vënë në dispozicion për praktikat dhe profilet ku mund të aplikohet janë gjithëpërfshirëse.

Por, cilat institucione ofrojnë praktikë?

Vetëm Kryeministria ka lënë si opsion 20 vende për praktikantët që mund të kenë profil studimor si juridik, ekonomik, inxhinieri, shkenca politike.

Institucione të tjera në varësi direkte të Kryeministrisë kanë hapur gjithashtu mundësi për praktikë, si INSTAT që kërkon 19 praktikantë, ASIG 2 dhe drejtoritë rajonale të arkivës me një total prej 26 studentësh.

Totali i institucioneve që ofrojnë mundësinë e praktikës sipas të dhënave të gjeneruara nga platforma është 19 për ato qendrore, 93 institucione varësie, 19 njësi të qeverisjes vendore dhe 10 shoqëri tregtare. Vetëm OSHEE kërkon 29 praktikante me profil ekonomik.

Të drejtën e aplikimit në programin kombëtar të praktikave të punës e kanë të gjithë ata që kanë përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor) dhe janë duke studiuar apo kanë përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura në përshkrimin e bërë nga secili institucion.

Programi parashikohet që të zgjasë tre muaj, ndërsa platforma është ende në rifreskim të dhënave dhe në ditët në vijim pritet që numri i vendeve të lira për praktikë të rritet ndërkohë që listës mund t’i shtohen institucione të reja.

Tags: administrateMinistria e FinancavepraktikeStudentëtte sapodiplomuarit

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
Isa Sakja nis sot zyrtarisht detyrën si kryebashkiak, premtimi që u dha kavajasve

Isa Sakja nis sot zyrtarisht detyrën si kryebashkiak, premtimi që u dha kavajasve

Malajzia ndalon transmetimin e këngës “Despacito” për këto arsye

Malajzia ndalon transmetimin e këngës “Despacito” për këto arsye

Galeria Kombëtare rikthen në shtëpi veprat e vjetra, hapet ekspozita

Galeria Kombëtare rikthen në shtëpi veprat e vjetra, hapet ekspozita







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com