Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

1.1 tonë drogë/Si i vunë turqit prangat Met Kananit (VIDEO+FOTO)  

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
1.1 tonë drogë/Si i vunë turqit prangat Met Kananit (VIDEO+FOTO)   

Operacioni i gjerë antidrogë i ditës së sotme ndaj bandës së Met Kananit ka sjellë në vëmendje edhe arrestimin e tij para disa muajsh në Turqi. Met Kanani ra në pranga bashkë me 11 shqiptarë në shtetin turk ndërsa trafikonin kanabis nga Shqipëria, në Greqi dhe më pas drejt Turqisë.

Ashtu siç paraqitet edhe në video, policia turke ndërhyri me shpjetësi duke sekuestruar 1.1 ton drogë me vlerë 5 milionë euro.

Kush është Met Kanani?

Mediat turke theksojnë faktin se Met Kanani, që njihet edhe me emrin Met shqiptari dhe cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi kontrollon edhe rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani, Irani dhe Turqia drejt Europës.Sipas mediave në Turqi Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det.Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë. Grupi që kryente këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë.

 Si vepronte Met Kanani

Pasi kalonte nëpërmjet Greqisë dhe më pas në Turqi, kanabisi depozitohej në një depo që përdorej si biznes uji. Sapo droga kishte mbërritur në Turqi, Policia ka vendosur të ndërhyjë duke arrestuar Met Kananin dhe 11 persona të tjerë që ishin pjesë e grupit kriminal.Operacioni i sotëm

Ndërsa ditën e sotme Operacioni ‘Forca e Ligjit’ në bashkëpunim ndërkombëtar me disa agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave. 

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe  Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër,  finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Precizoni’.

Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:

Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Përrenjas, Librazhd.

Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Evropian.

TIRANA TODAY

Tags: 1-1DrogeMet KananitprangattonëTurqitvunë

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
Emrat/Njihuni me bandën  e Met Kananit. Grupi që mbushi BE-në me heroinë

(VIDEO+FOTO) Detajet e arrestimeve/Si funksiononte banda e drogës dhe lidhjet mes tyre

PD akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt dhe Arta Marku: Mburojë e krimit në qeveri

PD akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt dhe Arta Marku: Mburojë e krimit në qeveri

Prokuroria vihet në lëvizje, nis verifikimet për vëllanë e ministrit Xhafaj

Prokuroria vihet në lëvizje, nis verifikimet për vëllanë e ministrit Xhafaj







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com