Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skenari serb që ndan Kosovën

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Skenari serb që ndan Kosovën

Serbia, përmes dialogut të saj brendshëm për Kosovën, të iniciuar javë më parë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, po shkon drejt qëllimit që ta bëjë jofunksional shtetin e Kosovës, ta zhbëjë atë, si dhe ta ndajë atë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Analistët shprehin dyshimet e tyre lidhur me skenarët dhe qëllimet e vërteta të nismës së Vuçiçit për dialogun e brendshëm në Serbi për Kosovën.

Dy skenarë dhe shpërndarje e përgjegjësisë

Njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se nisma e presidentit serb, Vuçiç, tashmë ka nxjerrë në pah se Serbia gjendet para dy skenarëve.

Vigan Qorolli: “Kjo nënkupton një skenar që do të prodhojë edhe kërkesën eksplicite tashmë të Serbisë, që flet për një lloj demarkacioni ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, si dhe zhbërjen e Republikës së Kosovës dhe që pjesën tjetër të Kosovës, tek Ibri, ta ndajë me Shqipërinë. Ky është skenari që tashmë Serbia edhe zyrtarisht po e promovon”, thotë Qorolli për Evropa e Lirë.

Njohësi i zhvillimeve politike, Petar Miletiç, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, shpreh bindjen se presidenti serb, Vuçiç, është në presionin e faktorëve ndërkombëtarë dhe me nxitjen e një dialogu të brendshëm serb për Kosovën, po përpiqet të dalë nga situata e vështirë.

Petar Miletiç: “Duke nisur rrëfimin për një dialog të brendshëm, ai po përpiqet që një pjesë të përgjegjësisë për veprimet e ardhshme t’i bartë edhe tek aktorët tjerë politikë. Kështu që unë mendoj që e gjithë kjo më tepër është për përdorim të jashtëm, do të thotë si një porosi e Vuçiqit se ai megjithatë po përpiqet të bëjë diçka. Kjo është esenca e rrëfimit.”

Çfarë është serbe e çfarë shqiptare

Në muajin korrik, kur presidenti serb Vuçiq kishte folur për nevojën e nisjes së një dialogu të brendshëm serb për Kosovën, në një shkrim autorial për një media të Beogradit, Vuçiq pati theksuar “duhet provuar që të jemi real dhe të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë”.

Megjithatë, ditë më parë, Vuçiç u ka thënë medieve serbe se dialogu tashmë ka nisur. “Dialogu ka nisur me të madhe. Numri më i madh i njerëzve nga skena publike po deklarohen për këtë dhe do të vazhdojnë të deklarohen. Por, vazhdimi i këtyre bisedave do të bëhet në disa rrathë koncentrik. Besoj që është vendi për këtë edhe në Këshillat e Kuvendit Popullor, më pas edhe në seancat plenare të Kuvendit, ndonëse të gjithë do ta shfrytëzojnë këtë për përplasje politike. Por, këtë duhet ta bëjmë, sepse është obligim”, u shpreh Vuçiç.

Ai ka shtuar se në dialog do të përfshihet edhe shoqëria civile dhe sektori joqeveritar, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve, për të parë nëse do të mund të arrihen përfundimet.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, kohë më parë ka deklaruar për mediet serbe se ideja e tij është që të definohet se çfarë në Kosovë është serbe, e çfarë shqiptare.

“Nuk po flas për ndarje, por thjesht po flas për definimin e asaj që është ‘serbe’ dhe asaj që është ‘shqiptare’. Te ne ekzistojnë shumë më tepër të tillë që mendojnë se Kosova është e humbur dhe që mendojnë se ky dialog është nisur për ta pranuar Kosovë. Për diçka të tillë dialogu nuk nevojitet. Por, kjo Qeveri e Serbisë dhe ky president i Serbisë, nuk do ta bëjnë këtë”, ka thënë Daçiç.

Por, njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiç, po ashtu ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, vlerëson se autoritetet e Beogradit, në forma të ndryshme, por me një qëllim, po tentojnë ta matin pulsin jo vetëm të opinionit në Serbi, por edhe të faktorit ndërkombëtar.

“Po shoh se po insistohet shumë për një ndarje. Edhe ai, Vuçiç, po tenton që të lëshojë disa balona provues që ta shohë se në cilin drejtim do të mund t’i zhvillojë ato bisedime. Në qoftë se dikush do të paraqitej dhe do të thoshte ‘eja të flasim për ndarjen’, atëherë mjaft njerëz do të peshkoheshin në një karrem të tillë”.

“Kjo është krejtësisht e pamundur dhe joreale dhe mendoj që ai, vetëm atëherë do të pësonte thyerje para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda bashkësisë serbe, e në fund edhe në Beograd”, vlerëson Nojkiç.

Ndikimi në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Por, a pritet të ketë ndikim dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën, në raportet ndërmjet dy shteteve, të cilat tash e 6 vjet kanë zhvilluar dialogun në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve?

Miletiç shpreh dyshimin se dialogu u brendshëm serb do të mund të ndikojë në klimën e raporteve të Serbisë me Kosovën, përveç nëse ai përfundon me rezultate.

“Unë dyshoj që me këtë dialog të brendshëm mund të vijë deri te ndonjë përmirësim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Përveç, në rast se pas atij dialogu të brendshëm , që do të ndodhë ose jo, do të arrihet tek disa veprime drastike. Atëherë do të mund të prisni diçka. Nuk e di çka, përmirësim apo përkeqësim. Do të varet nga ato veprime. Por, kryesisht, më tepër varet nga vendimet se nga vet dialogu”, thekson Miletiç.

Megjithatë, profesor Qorolli shpreh drojën se dialogu i brendshëm serb mund të prodhojë rezultate, të cilat Serbia do të përpiqet t’i përdorë kundër Kosovës.

“Në rast se Serbia detyrohet nga Bashkimi Evropian që ta tërheqë nga preambula e Kushtetutës së saj Kosovën, atëherë frika ime kryesore është që do të jetë një hap pasues, forcimi i një autoriteti ekstra-legal dhe një ‘djalli’ kushtetues, siç është në sistemin kushtetues të Kosovës, e që mund të jetë asociacioni i komunave me shumicë serbe. Nëse Serbia, do të thotë Beogradi zyrtar, tenton që ta manipulojë Kosovën përmes Listës Serbe dhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë do të jetë një telashe serioze për Kosovën”, vlerëson Qorolli.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës, kanë shprehur indiferencë ndaj nismës së Vuçiçit për dialogun e brendshëm serb për Kosovën, duke e konsideruar atë si çështje të brendshme të Serbisë, por edhe për shkak të paqartësive rreth formimit të institucioneve, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Tags: analistetdialogu i brendshemkosovandareqellimet e vucicSerbiaskenari

TË LIDHURA

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona
Aktualitet

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

16:40 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Next Post
“Jugosllavia e re” në kokën e opozitës

“Jugosllavia e re” në kokën e opozitës

Beteja e talentit shqiptar të kuzhinës angleze për t’u mos u deportuar në Shqipëri

Beteja e talentit shqiptar të kuzhinës angleze për t’u mos u deportuar në Shqipëri

Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën
Showbizz

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

by mirseda
16:50 | 27/01/2026
0

Debati publik mes blogeres Eliona Pitarkës dhe neonatologut dhe mjekut pediatër Edi Tushe ka përfunduar në dyert...

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

16:40 | 27/01/2026
EMRI/ Ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bami

EMRI/ Ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bami

16:19 | 27/01/2026
Dosja e ARRSH-së, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes

Dosja e ARRSH-së, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes

15:24 | 27/01/2026
DËSHMIA e Mikel Ndojit: Ja pse e pl*gosa vajzën time, jam penduar…

DËSHMIA e Mikel Ndojit: Ja pse e pl*gosa vajzën time, jam penduar…

15:22 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com