Për shkak të rezultateve të dobëta, José Mourinho është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i Manchester United.
Lajmin e raporton “BBC Sport”, ku citon se portugezi nuk do të jetë më pjesë e United.
Rezultatet e dobëta gjatë këtij sezoni, dhe humbja që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool, ku decizivë ishin golat e Shaqirit, kanë bërë që Mourinho të shkarkohet nga drejtimi i 20 herë kampionëve të Anglisë.