Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

DETAJET/ Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nën hetim për “pastrim parash”

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
DETAJET/ Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nën hetim për “pastrim parash”

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nga sot nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet për Alpeneës.al nga burime të sigurta, të cilat japin edhe detaje rreth këtij zhvillimi kaq të bujshëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga një grup prokurorësh të caktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, me asistencën direkte të partnerëve tanë ndërkombëtar, të kryesuar nga ekspertë të antikrimit nga SHBA dhe BE.

Hetimet janë fokusuar tek zbardhja e të gjitha pasurive të deklaruara ose jo nga ana e z. Llalla, mbi aferat dhe skandalet e pronave të bëra publike kohët e fundit nga mediat, tek jeta superluksoze e familjes Llalla, nga hetimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e vettingut një proces i ndërprerë pak kohë më parë me kërkesë të ish Kryeprokurorit.

Nga ana tjetër, i është kërkuar ndihmë FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat po sjellin provat dhe faktet e tyre kundër Llallë, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjesëtarëve të familjes Llalla.

Mësohet se çështja do t’i kalojë pas kësaj për hetimi JO Prokurorisë së Tiranës ku z. Llalla ka ende ndikim dhe konflikt interesi për shkak të emërimeve nepotike dhe korruptive që besohet se ka bërë kur ishte në detyrë.

Në këto kushte nisur edhe nga rregullat e procedimit që ndjek Prokuroria në raste të tilla, çështja pritet ti kalojë për juridiksion prokurorisë së qarkut më të afërt që në këtë rast janë ato të Durrësit ose të Prokurorisë së Elbasanit.

Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish Kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Në një farë mënyre këtë zhvillim të sotëm e paralajmëroi edhe Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku gjatë intervistës së dhënë mbrëmë në një televizion.

JA PER ÇFARE PO HETOHET ADRIATIK LLALLA:

Neni 287 – Pastrimi i produkteve të veprës penale

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24)

  1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
  2. a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
  3. b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
  4. c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;

                       ç) shfuqizuar;

  1. d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
  2. dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.
  3. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.
  4. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë.

PJESE NGA INTERVISTA E ARTA MARKUT PER ADRIATIK LLALLEN dhënë mbrëmë për Sokol Ballën në “Vizion+”:

A keni opinion për paraardhësit tuaj në këtë zyrë?

S’është në natyrën time, në etikën time që të jap një opinion për ta.

A keni opinion për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi një situatë të paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion që na shokoi të gjithëve për përfshirjen e tij në afera të rënda korruptive, ju si u ndietë?

Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?

Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje./Alpenews.al

Tags: Adriatik LlallaIsh-kryeprokurorinen hetimpër “pastrim parash”

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Surpriza në kombëtare, Panucci ua beson talenteve Norvegjinë

Surpriza në kombëtare, Panucci ua beson talenteve Norvegjinë

Shorti/ Zbulohen 4 përballjet për çerekfinalen e Champions League

Shorti/ Zbulohen 4 përballjet për çerekfinalen e Champions League

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com