Kompania zvicerane, Luzerner Beer pas festimit me shqiponjë të golave kundër Serbisë nga Xhaka dhe Shaqiri ka bërë një gjest mjaft të bukur. Ata janë në mbështetje të kombëtares zvicerane këtë Botëror dhe kanë menduar për të krijuar diçka speciales pas festës me shqiponjë të futbollistëve shqiptarë, të cilët bërën bujë në të gjithë botën.Birra speciale u krijua sot dhe u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Një gjetje e përkryer, e cila me shumë gjasa do të rezultojë e suksesshme dhe pritet të ketë një numër rekord shitjesh.