Zjarri në Finiq të Saranedës ka marrë përmasa të frikshme. Sipas raportimeve flakët kanë djegur të gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik dhe zjarri ka kaluar brenda në objekt.
Zjarri po përparon drejt fshatit, ku po rrezikohen edhe disa banesa.
Gjithashtu nga ana e policisë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit, pasi zjarri është edhe pranë rrugës. Ende nuk dihet nëse ka pasur banesa të djeguara ose jo.