Rruga Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar për shkak të zjarrit që ka rënë prej mbrëmjes së djeshme në Dropull dhe vijon të jetë aktiv.
Mesditën e së martës një vatër zjarri po rrezikon t’u afrohet edhe banesave në fshatin Grapsh në Dropull.
Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga shtëpitë e tyre
Ndërkohë që është ndaluar gjithashtu edhe qarkullimi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, çka ka sjellë edhe bllokimin e mjeteve në trafik.