Në rrugën “Gramozi”, Kodër Kamëz, ka rënë zjarr në oborrin e një shkolle.
Si pasojë e të cilit janë djegur disa mbetje materialesh ndërtimi, duke qenë se po punohet për rikonstruktimin e ambienteve sportive të kësaj shkolle.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.















