Qyteti i Vlorës, një prej zonave më të bukura të bregdetit në jug të vendit, është përfshirë vitet e fundit në një seri investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në funksion të zhvillimit të turizmit.
Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) me një kredi prej 28.7 milionë euro do të mbështesë zbatimin e projektit për “Zhvillimin e Alpeve dhe zonës Bregdetare” në Shqipëri, ku nder të tjera përfshihet dhe një nga akset rrugor më të rëndësishëm Vlorë-Kaninë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit , ka hapur garën për kompanitë e interesuara duke vënë theksin se projekti per këtë rrugë do të bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare me 6 milionë euro, shkruan ATA.
Periudha për ndërtimin e saj do të jetë 6 muaj me synim përmirësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave por edhe të vizitorëve që shkojnë për të parë kështjellën.