Mes zgjedhësve të kryetarit të ri të Partisë Demokratike kanë votuar edhe dy deputetët demokratë, ardhur nga radhët e socialistëve, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani. Ata kanë hedhur votën e tyre mëngjesin e sotëm rreth orës 10:15. Deputetët kanë votuar pak pasi Eduard Selami hodhi votën në qendrën e votimit ne selinë qendrore të PD-së.