Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Zgjedhjet italiane do të jenë një makth për BE-në

8 vjet ago
in Të Gjitha
Zgjedhjet italiane do të jenë një makth për BE-në

Nga Mario Monti, “The Washington Post”/Milano- Zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Itali, prodhuan një goditje e rëndë ndaj tendencës që ishte vënë re në vendet e mëdha të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar.

Pas referendumit të Brexit, fitorja e Emmanuel Macron në Francë, dhe zgjedhjet që përfundimisht çuan në një koalicion të madh të përtërirë nën Angela Merkelin në Gjermani, bënë që shumë njerëz të besonin se dallga e euroskepticizmit populist ishte tërhequr.

Por nuk ndodhi kështu në Itali. Lëvizja populiste Pesë Yjet, është e para me një mbështetje mbresëlënëse prej afro 33 për qind të votave.

Partia Demokratike, ajo e kryeministrit Paolo Gentiloni si dhe dy paraardhësve të tij, Enrico Letta dhe Matteo Renzi, ka marrë vetëm 18 për qind të votave – një humbje e madhe për partinë që fitoi 40 për qind të votave në zgjedhjet për në Parlamentin Evropian në vitin 2014.

Lidhja, një parti e krahut të djathtë, anti-emigrante, e udhëhequr nga Matteo Salvini, mundi me 4 pikë përqindje partneren e saj të mëhershme në koalicionin qeverisës, Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Kjo rrëmujë e madhe, e cila do të krijojë një tjetër makth për BE-në, nuk mund të etiketohet thjesht si një triumf i populistëve euroskeptikë italianë.

Suksesi i populistëve, nuk është thjesht një shpërblim për punën e tyre të madhe. Ai është gjithashtu rezultat i paqëllimtë i qëndrimit të vrazhdë dhe gjuhës së dykuptimtë ndaj BE-së, të përdorur nga udhëheqësit e dy partive që supozohet të jenë jo populiste, Forza Italia dhe Partia Demokratike.

Duke e fajësuar Evropën për pothuajse çdo gjë që ka shkuar keq gjatë qeverisjeve të tyre, Berlusconi dhe Renzi i hapën rrugën Salvinit dhe Luigi Di Maios të Lëvizjes Pesë Yjet, duke  futur në mendjet e italianëve refleksin anti-BE, në të cilin Lidhja dhe Lëvizja Pesë Yjet, arritën të shfrytëzojnë me shkathtësi situatën.

Në fund, italianët kanë treguar se i pëlqejnë populistët origjinalë, më të mirë se ata të maskuar. Po ashtu, Renzi dhe Berluskoni nuk e kishin të lehtë ta portretizonin veten në Evropë si bastione kundër populistëve euroskeptikë italianë. Vëzhguesit e huaj, duhet të shmangin dy keqperceptime.

Së pari, niveli i lartë i populistëve nuk do të thotë se gjysma e Italisë është joshur nga e djathta ekstreme. Duke pasur parasysh të kaluarën e Italisë, ky duhet të jetë një shqetësim i ngjashëm si për italianët ashtu edhe të tjerët.

Megjithëse ka shenja të rritjes së simpatisë për të djathtën ekstreme në disa rajone, do të ishte e pajustifikueshme të klasifikoje të gjithë mbështetësit e Lëvizjes Pesë Yjet si të së djathtës apo të majtës ekstreme.

Gjithashtu, as CasaPound dhe as Forza Nuova, dy lëvizje haptazi të së djathtës ekstreme, nuk arritën të marrin as 1 për qind të votave. Perceptimi i dytë i gabuar, do të ishte interpretimi se suksesi i madh i populistëve nuk ka një bazë të arsyeshme.

Mjerisht, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ekonomia e Italisë është përmirësuar në një normë shumë modeste dhe tepër ngadalë pas krizës financiare të viteve 2011-2012, kur prioritetet kryesore ishin parandalimi i falimentimit të shtetit, dhe shmangia e një fundi si Greqia.

Ky objektiv u arrit, por prioritetet e politikave në vitet e mëvonshme nuk u përqendruan mjaftueshëm në nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimit, veçanërisht për të rinjtë.

Duhet të ishin bërë përpjekje më të mëdha, për të luftuar evazionin fiskal dhe korrupsioninin, dhe për të reduktuar privilegjet që gëzojnë një mori njerëzish që përbëjnë një kastë më vete, dhe një pengesë të drejtpërdrejtë për të rinjtë, duke çuar shumë të rinj të emigrojnë dhe të tjerët të heqin dorë nga çdo lloj shprese për të ardhmen.

Pra, një pakënaqësi e justifikuar, sidomos në jug, ka shkaktuar një tronditje të pashembullt politike. Tani është e rëndësishme që ajo të shkaktojë një veprim politik afatgjatë, dhe jo debate joproduktive kundër objektivave të gabuara.

Populistët kanë dy objektiva kryesore:parinë politike italiane dhe BE-në. Ata duhet t’i zgjedhin mirë betejat e tyre.

Do të ishte e këshillueshme, të krijohet një grup i koordinuar i reformatorëve të guximshëm, për të eliminuar të paktën disa prej karakteristikave më arkaike të parisë italiane, si në ekonomi ashtu edhe në sferën publike.

Shumë qytetarë me mendësi reformatore dhe jo populistë, do t’i mirëprisnin realisht nisma të tilla, dhe ndoshta do të bashkëpunonin në drejtim të zbatimit të tyre.

Ballafaqimi me BE-në, kërkon një kapacitet të lartë për të zgjedhur kauzat dhe strategjitë e duhura. Për shembull, është koha që BE-ja të pranojë hapur se investimet e vërteta publike dhe produktive, janë të nevojshme në shumicën e vendeve. Kështu, rregullat mbi disiplinën fiskale duhet të modifikohen në përputhje me rrethanat.

Njëkohësisht, do të ishte jorealiste dhe në fakt e dëmshme për italianët e sotëm dhe të nesërm, që të përpiqen dhe të heqin qafe çdo formë të rregullave buxhetore të BE-së.

Ngjashëm, do të kishte kuptim që Italia, në negociatat për buxhetin e ardhshëm të BE-së, të këmbëngulë që fondet strukturore të kushtëzohen me pajtimin mbi parimet e dakorduara të solidaritetit, veçanërisht në lidhje me emigrantët dhe refugjatët.

Sa i përket strategjive për t’u marrë me BE-në, këmbëngulja është gjithmonë një gjë e mirë; po kështu është analizimi i precedentëve. Për shembull, Mbretëria e Bashkuar, kishte dikur traditën e negociatave të zellshme mbi çështjet e BE-së, por është e qartë se Londra është vetë-futur tanimë në një lloj mjegulle pas Brexit.

Me gjithë respektin e duhur ndaj energjisë rinore të Di Maios dhe Salvinit, unë nuk jam i sigurt se BE-ja, edhe nën presionin e kërcënimeve se Italia do të largohet nga BE apo eurozona, do të tregojë një fleksibilitet më të madh se sa i është ofruar aktualisht negociatorëve britanikë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BE-nëitalianejetemakthrezultatizgjedhjeve

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Në Shkodër u shpallin luftë trajnerëve, pas Gjokës kërcënohet edhe Kraja

Në Shkodër u shpallin luftë trajnerëve, pas Gjokës kërcënohet edhe Kraja

Kur do të luhet Milan-Inter? Malago: Derby, çështje që nuk ka zgjidhje…

Kur do të luhet Milan-Inter? Malago: Derby, çështje që nuk ka zgjidhje...

E pagoi Rama?/Gazetarja amerikane: Basha i çoroditur; lidhja me rusët, tronditëse

E pagoi Rama?/Gazetarja amerikane: Basha i çoroditur; lidhja me rusët, tronditëse







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana
Bota

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

by mirseda
20:43 | 09/03/2026
0

Parlamenti zviceran miratoi sot një pagesë të njëhershme prej 50,000 frangash zvicerane (55,000 euro) për të mbijetuarit...

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

20:23 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com