Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet evropiane: A do të përballet Emanuel Makron me “Vaterlonë” e tij”?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet evropiane: A do të përballet Emanuel Makron me “Vaterlonë” e tij”?

Nga Jonathan Miller, “Spectator.co.uk”

Emanuel Makron, djali dikur i “artë” i politikës evropiane, mund të jetë gati të vuajë poshtërimin e tij të parë elektoral. Një atmosferë e zymtë, nderet mbi presidencën e tij. Ministrat janë urdhëruar të bëjnë fushatë në rrjetet sociale, a thua sikur nga kjo varet edhe puna e tyre.

Vetë presidenti, i veshur zakonisht si drejtori i një agjencie funeralesh, është në orarin e tij normal të hiper-aktivizmit. Por ai nuk po arrin të frymëzojë, dhe tërheqja e tij elektorale mezi mund të perceptohet.

Rreziku që i kanoset Elizenë, është se në më pak se 3 javë, projekti i Makron për një Evropë Napoleonike, e ashtuquajtura Rilindja e BE-së, që synon të federalizojë diplomacinë, sektorin fiskal dhe atë të mbrojtjes, do të pësojë “Vaterlonë” e tij. Fati i presidentit, duket se ka sosur.

Aty ku dikur nuk mund të shkonte asgjë keq, tani asgjë nuk po ecën si duhet.

Makron nuk ka asnjë instinkt politik. Narcizmi vetjak, i është shndërruar në një problem madhor. Shumica e francezëve, as që duan të dëgjojnë idetë e tij moderniste për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame (si një monument për veten e tij?). Ata thjesht duan që ajo të restaurohet. Debati i tij i Madh, ishte një zhurmë që nuk prodhoi asgjë. Dhe ishte madje i mërzitshëm.

Ai u kritikua nga Merkel mbi Brexit, dhe pastaj sërish mbi bisedimet tregtare me SHBA-në. Dhe tani lista e tij për në zgjedhjet evropiane të 26 majit, renditet pas asaj të populistes anti-evropiane, Marin Lë Pen. Të gjitha partitë e tjera, paraqiten ndërkohë shumë më dobët. Republikanët (mbetjet e konservatorëve francezë), po konkurrojnë për vendin e tretë, me 13.5 për qind. Të majtët, mikropartitë e lëvizjes së Jelekë-verdhëve, si dhe socialistët tradicionalë, renditet që të gjithë nën 10 për qind në sondazhe.

Pasi u la mënjanë pas humbjes së saj ndaj Makron në zgjedhjet presidenciale 2 vjet më parë, po falë Makron, Lë Pen duket të jetë në prag të një rikthimi të stuhishëm në skenë. Makron u zgjodh president nën një sistem votimi me 2 raunde, që dukej sikur ishte projektuar për të, duke e vënë atë përballë Lë Pen në raundin vendimtar.

Me shumë gjëra në rrezik, shumë francezë dolën në zgjedhje, dhe votuan pro Makron. Por zgjedhjet evropiane, nuk janë me 2 raunde. Është një votim i vetëm, vendet në Parlamentin Evropian ndahen proporcionalisht, dhe parashikimi i rezultatit është bërë më i ndërlikuar nga prania e 33 listave të ndryshme, secila me 79 kandidatë (gjithsej 2.607 kandidatë), që përfaqësojnë një gamë nga Frexit tek komunizmi bolivarian.

Vota kundër Macron do të shpërndahet, por jo mjaftueshëm për ta shpëtuar atë nga aritmetika brutale. Rezultati i tij më i mirë në votimet e fundit, ishte 26 përqind. Më e keqja e tij, në një sondazh të kompanisë Ipsos, ishte 21.5 për qind.

Erërat elektorale janë të acarta për Macronin, pasi ai ka një bazë shumë të vogël votuesish të kënaqur. Ndoshta 5 për qind. Pjesa tjetër e mbështetjes së tij, është zbehur ndjeshëm. Ata që votuan për të penguar hyrjen e Lë Penit në Elize, nuk kanë gjasa të ndjehen aq të motivuar nga zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Sa do të dalin për të votuar? Lista e tij udhëhiqet nga Natali Luaso, ish-ministre e Evropës, e prirur ndaj gafave të shpeshta, më herët drejtoreshë e Shkollës Kombëtare të Administratës, ku shkollohet zakonisht elita drejtuese e shtetit francez. Asaj i mungon çdo lloj shqise politike.

Me ndihmën e shumë këshilltarëve, Makron shpreson ta paraqesë votën në Evropë, si një ripërtëritje të mandatit të tij pas 6 muajsh demonstratash popullore.

Ai duket se është në humor të keq, pasi mendon rezultatet që do të dërgojnë në PE një delegacion të fortë kundër presidentit francez. Imazhi i Makronit si një shpëtimtar i Europës është zbehur, që kur ”The Economist” e vendosi në kopertinën e saj, duke ecur mbi ujë si Jezu Krishti, më pak se 2 vjet më parë.

Makron dukej se e kishte mposhtur populizmin. Dhe në fakt Marin Lë Pen që ishte pjesë e asaj kopertine, shfaqej vetëm me këmbë mbi ujë, pasi ishte duke u “mbytur”. Por Makron nuk e

ka mposhtur populizmin, ai e ka stimuluar atë. Të shtunën, Jelekë-verdhët, do të dalin të protestojnë nëpër rrugë për javën e 26-të rradhazi.

Makron i ka bërë shndërruar këto zgjedhje në një simbol për të ripërtëritur mandatin e tij. Kjo është një dëshmi e mëtejshme e papërshtatshmërisë së tij politike. Është e pamundur që ai të fitojë. Delegacioni francez në Parlamentin Europian, do të jetë armiqësor ndaj Makronit, pavarësisht nëse ai përfundon i pari me një diferencë të ngushtë, apo i dyti.

PE do të jetë në tërësi më euroskeptike se kurrë, edhe pa britanikun Najxhëll Fareixh. Parlamenti Evropian, vështirë se është vendi ku Makron mund të përmbushë ëndrrat e tij. Një politikan gjerman thotë për Makron:”Nëse ai vizione, duhet të vizitohet tek një mjek!”.

Shënim: Jonathan Miller, është autori i librit “Franca, një komb në prag të ezaurimi nervor”.

TIRANA TODAY

Tags: Emanuel Makronme “Vaterlonë”përballetzgjedhjet evropiane

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
“Dikur Basha turpëroi Ministrinë e Brendshme, sot…”/ Sandër Lleshaj akuza kryedemokratit

Lleshaj paralajmëron policinë: Pas 15 qershorit jeni përgjegjës për çdo fidan kanabis

Samiti në Tiranë/ Nga takimi ‘vëllazëror’ e shtrëngimi i sforcuar i duarve, te refuzimi për foto

Samiti në Tiranë/ Nga takimi ‘vëllazëror’ e shtrëngimi i sforcuar i duarve, te refuzimi për foto

Fshihte armën brenda makinës, pranga 45-vjeçares (foto)

E rëndë, makina përplas për vdekje 3-vjeçarin në Berat







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com