Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zgjedhjet e 6 tetorit, Beogradi presione për nxitje të tensioneve tek serbët e Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet e 6 tetorit, Beogradi presione për nxitje të tensioneve tek serbët e Kosovës

“Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe”. Kështu thonë përfaqësuesit e tri subjekteve politike, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetin serb të Kosovës.

Sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësuesve, aktivistëve dhe simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit. Rada Trajkoviç nga koalicioni “Liria”, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës është duke u bërë me kërcënimin se do t’i humbin vendet e punës në rast se ata votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, e cila gjatë 7 vjetëve të fundit ka qenë në pushtet.

Frikësimi i qytetarëve serbë, sipas saj, po bëhet në forma të ndryshme nga Beogradi. “Fatkeqësisht, për momentin, presioni më i madh mbi serbët është duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marrë parasysh që kemi informata që një grup i njerëzve i afërt me mafinë ose vetë mafia, këtë nuk e di, ka depërtuar te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), në Qendrën Ekologjike. Sipas asaj që thonë serbët nga veriu, ardhja e atyre njerëzve është në funksion të frikësimit të serbëve”, thotë Trajkoviç.

Lidhur me pohimet e zonjës Trajkoviç, kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve serbë dhe presionin eventual për të ndikuar në procesin zgjedhor, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për ndonjë hetim, por i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se “në aspektin policor, e trajton çdo informacion dhe në përputhje me vlerësimet, ndërmerr veprimet e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Aleksandar Jabllanoviç, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, parti kjo e cila ka fushëveprim më të madh në veri të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë, i cili ka ekzistuar edhe më herët, tashmë është shtuar para zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne, si parti, kemi presion të madh dhe të tmerrshëm këtu në veri, i cili është shkaktuar nga ana e institucioneve të Qeverisë së Serbisë, si dhe nga struktura të caktuara kriminale, të cilat u janë të njohura mirë Policisë së Kosovës dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Kosovë. Përveç pamundësimit të një veprimi normal politik, këtu ekziston një dozë e madhe e frikës dhe kjo frikë është rezultat i kërcënimeve dhe dhunës së pandërprerë të serbëve ndaj serbëve”.

“Kjo është e dirigjuar nga Beogradi me qëllimin që të frikësohen të gjithë serbët që mendojnë ndryshe nga politika zyrtare e saj, si dhe të nënshtrohen dhe dëgjojnë direktivat që vijnë nga Beogradi, e të cilat vijnë më shumë përmes qarqeve që janë më shumë kriminale dhe joformale se sa që janë zyrtare”, thotë Jabllanoviç.

Për presionin ndaj përkrahësve të subjekteve rivale të Listës Serbe, ka folur për “Radion Evropa e Lirë” edhe Slobodan Petroviç, lider i Partisë së Pavarur Liberale. “Kemi disa fakte. Ja, pikërisht, një njeri në Shtërpcë është pushuar nga puna. Ai është kryetar i këshillit tonë në Komunën e Shtërpcës. Ai ka punuar atje në shëndetësi dhe është pushuar nga puna nga eprori i tij, për shkak se nuk i është përulur kërkesës së tij që të shpërndajë këshillin e Partisë së Pavarur Liberale dhe që publikisht të dalë dhe ta përkrahë Listën Serbe”, thekson Petroviç.

Pavarësisht tentimeve të “Radios Evropa e Lirë” për të kontaktuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, këta të fundit nuk kanë qenë të disponueshëm. Por, në një komunikatë të këtij subjekti politik, të lëshuar për media ditën e premte, Lista Serbe i ka cilësuar deklaratat e përfaqësuesve të partive tjera serbe, në paraqitjet e tyre në media, si sulme ndaj mbijetesës së popullit serb në Kosovë. “Ajo që po bëjnë Rada Trajkoviç, Nenad Nashiç, Slobodan Petroviç dhe Slavisha Petkoviç, duke e sulmuar Listën Serbe dhe institucionet serbe, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj mbijetesës së popullit serb.

Qëllimi i tyre politik është që të shuhen institucionet serbe në Kosovë, në mënyrë që të hiqen dhjetëra mijëra paga, pensione dhe përfitime sociale, të cilat i financon shteti jonë i Serbisë dhe të fundosen në sistemin e ‘Kosovës së pavarur plotësisht’”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila është themeluar dhe ka mbështetjen e plotë nga Beogradi zyrtar.

Rreth një javë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat serbe se kanë të dhëna, të cilat nuk do të publikohen kurrë, lidhur me presionin që u është bërë subjekteve të caktuara serbe që të dalin në zgjedhje, ta konkurrojnë Listën Serbe, në mënyrë që kjo e fundit të marrë sa më pak vota dhe rrjedhimisht të zvogëlohet ndikimi i Beogradit në politikën e Prishtinës.

“Unë jam i sigurt që populli serb në Kosovë do të zgjedhë të votojë për Listën Serbe, për shkak se kjo është mënyra e vetme që të mbijetojmë dhe mënyra e vetme që të punojmë bashkë dhe të luftojmë për të ardhmen”, ka deklaruar Vuçiç. Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për përfaqësim të kulturës demokratike, në Mitrovicën Veriore, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se ekzistojnë thashetheme nga të gjitha subjektet politike serbe për presion ndaj tyre dhe qytetarëve, por ata deri më tash, në veri të Kosovës nuk kanë të evidencuar ndonjë rast të konfirmuar.

Të gjitha këto, sipas tij, paralajmërojnë fushatë zgjedhore me tensione. “Fushata do të jetë mjaft e keqe, stresuese dhe mjaft radikale. Do të ketë akuza të mëdha nga të gjitha anët. Unë mendoj që cilado parti, qoftë e pakicave, qoftë e shumicës, shqetësimin duhet ta paraqesë në prokurorinë kompetente dhe të hetohet secila akuzë”, thekson Radakoviç.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, konfirmon për REL se ky institucion është duke u marrë me hetime të caktuara mbi raste që cenojnë sigurinë dhe procesin zgjedhor, po ai nuk specifikon ndonjë rast konkret. “Po, ka pasur diçka. Sigurisht që do të ndërmerren hapat konkretë. Ne jemi duke u marrë me këtë, do të thotë, hetuesia në bashkëpunim me ne, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke e përcjellë gjendjen. Mirëpo, për emra konkretë dhe për raste konkrete, ende është herët të flasim. Kryesorja është se ne po merremi me këtë”, thotë Hoxha. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor, 4 subjekte politike serbe do të garojnë për 10 vende të garantuara për komunitetin pakicë serb në Kuvendin e Kosovës, nga 120 në total . Në legjislaturën e kaluar, Lista Serbe ka pasur 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /REL

Tags: beogradinxitjepresionetensione

TË LIDHURA

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer
Rajoni

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

11:13 | 19/06/2025
E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari
Rajoni

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

17:40 | 17/06/2025
Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

17:42 | 16/06/2025
Next Post
“Vendit i duhen gjyqtarë ndërkombëtarë, ja kush do të penalizohen të parët…”

Ngjela paralajmëron goditje në nivele të larta

Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!

Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!

E masakruan me breshëri plumbash/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë: Isha kalimtar i rastit

E masakruan me breshëri plumbash/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë: Isha kalimtar i rastit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com