Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zgjedhjet e 25 qershorit në syrin e medieve botërore

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Zgjedhjet e 25 qershorit në syrin e medieve botërore

Procesi zgjedhor i 25 qershorit në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve të huaja. Disa prej agjencive ndërkombëtare më të njohura të lajmeve kanë komentuar ditën e djeshme duke konfirmuar se Partia Socialiste po shkon drejt fitores.

Reuters


Agjencia e njohur e lajmeve, ‘‘Reuters’’, ka komentuar zhvillimin e procesit zgjedhor ditën e djeshme në vendin tonë. Parashikimet e saj janë bazuar te sondazhet e zhvilluara nga kompania italiane, IPR Marketing. Duke i cilësuar këto zgjedhje shumë të rëndësishme për rolin që luajnë në nxitjen e reformave gjyqësore, të cilat janë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ‘‘Reuters’’ ka komentuar fitoren e Partisë Socialiste me më shumë se 45% të votave dhe humbjen e Partisë Demokratike me 34% të votave.

Al Jazeera


Al Jazeera, një prej medieve më prestigjioze ndërkombëtare ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke u përqendruar të parashikojë përfundimin e rezultateve duke u bazuar gjithashtu te sondazhi i IPR Marketing.

Duke cituar Antonio Noto dhe IPR Marketing, Al Jazeera ka parashikuar se PS do të marrë 45% të votave përballë PD-së me 34%, në një garë që nuk ka fituar shumicën e drejtpërdrejtë në asnjërën prej dy zgjedhjeve të mëparshme parlamentare.

Al Jazeera ka përshkruar ditën e votimit dhe e ka nisur shkrimin me faljen madhështorë të namazit të Bajramit nga mijëra myslimanë.

Pasi ka dhënë informacionet analitike, si numri i pjesëmarrësve në zgjedhje, oraret e hapjes së qendrave të votimit dhe numri i vëzhguesve që monitorojnë zgjedhjet, Al Jazeera ka raportuar incidentin e ndodhur në Shën Gjin. Duke iu përmbajtur deklaratës së Luan Ramës dhe thirrjeve të ministrit të Brendshëm, Al Jazeera është kthyer pas në kohë për të kujtuar zgjedhjet e mëparshme pluraliste. Sipas kësaj medie, zgjedhjet shqiptare pas viteve 1990 janë dëmtuar nga mashtrimet, dhuna, rezultatet e diskutueshme dhe rivalitetet e hidhura që shoqërohen me urrejtje.

Al Jazeera shkruan se rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe përmend reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Duke përshkruar atmosferën zgjedhore, Al Jazeera ka treguar se çfarë mendojnë mbështetësit e Edi Ramës, por edhe qytetarët që nuk kanë ndërmend ta votojnë. Dikush thotë se Rama ka sjellë ndryshim rrënjësor, ndërkohë që dikush mendon se varfëria është rritur duke u bërë e papërballueshme. 

Vetë kryebashkiaku Veliaj ka bërë një prononcim për Al Jazeera, dhe ka shprehur mbështetjen për kryeministrin Rama, i cili premton rritje ekonomike dhe zbatimin e reformave të ashpra gjyqësore. Por, në shkrimin që tregon këndvështrimin e medieve të huaja në raport me procesin e votimit në Shqipëri nuk ka mbetur pa u përmendur edhe admirimi i Bashës për Donald Trump.

Euronews


Ndryshe nga mediet e tjera, agjencia Euronews ka parashikuar edhe pesë detyrat më emergjente në tryezën e Ramës. Në komentin e saj, Euronews ka konstatuar se problemet më të mëdha të shqiptarëve janë rastet e pazgjidhura të tokës dhe pronësisë, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, kultivimi i kanabisit dhe lidhja me krimin e organizuar, papunësia dhe largimi i të rinjve. Si rrjedhim këto janë dhe pikat ku qeveria e ardhshme duhet të përqendrohet për të rimëkëmbur ekonominë e vendit dhe për t’u integruar në BE.

Tags: 25 qershoritAl JazeerabotëroreMediatreutersZgjedhjet

TË LIDHURA

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”
Aktualitet

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

18:46 | 26/06/2025
Emigrantët në Shqipëri, gjyqtarët nuk i vërtetojnë ndalimet: 43 persona kthehen në Itali
Aktualitet

Emigrantët në Shqipëri, gjyqtarët nuk i vërtetojnë ndalimet: 43 persona kthehen në Itali

18:23 | 26/06/2025
Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin
Aktualitet

Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin

17:39 | 26/06/2025
Next Post
Manjani: Rama nuk e fitoi Kryeministrinë, por i mbeti në dorë!

Manjani: Rama nuk e fitoi Kryeministrinë, por i mbeti në dorë!

Tiranë, LSI-ja i rrëmben një mandat PD-së, ja renditja e deritanishme

Tiranë, LSI-ja i rrëmben një mandat PD-së, ja renditja e deritanishme

Zguri, numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit, jini transparent me çdo votë

Zguri, numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit, jini transparent me çdo votë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…
Showbizz

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

by mirseda
18:49 | 26/06/2025
0

Një koment i bërë gjatë një episodi të fundit të ‘Dalina show’ nga vetë Dalina Buzi për...

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

18:46 | 26/06/2025
Emigrantët në Shqipëri, gjyqtarët nuk i vërtetojnë ndalimet: 43 persona kthehen në Itali

Emigrantët në Shqipëri, gjyqtarët nuk i vërtetojnë ndalimet: 43 persona kthehen në Itali

18:23 | 26/06/2025
Rreziku nga vjedhja e ndihmave prej militantëve të Hamasit, Izraeli ndalon për 2 ditë furnizimin në Gaza

Rreziku nga vjedhja e ndihmave prej militantëve të Hamasit, Izraeli ndalon për 2 ditë furnizimin në Gaza

18:03 | 26/06/2025
Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia

17:54 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com