Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zëri i Amerikës / Kontradikta rreth provave për konfliktin me armë në Elbasan

4 vjet ago
in Kryesore
Zëri i Amerikës / Kontradikta rreth provave për konfliktin me armë në Elbasan

Në Shqipëri deklaratat e policisë dhe prokurorisë mbi përplasjen e armatosur në Elbasan më 21 prill, në prag të zgjedhjeve, ku pati një të vrarë dhe 4 të plagosur, ngjanin të ishin kontradiktore me provat e gjetur në vendin e ngjarjes, mes të cilave lista me emra dhe fotokopje kartash identiteti. Prokuroria shpjegon se ato nuk mund të konsiderohen materiale zgjedhore. Burime të “Zërit të Amerikës” bënë të ditur megjithatë se verifikimet po shtrihen edhe mbi dyshimet e mundshme për krime zgjedhore.

Zanafilla e konfliktit të armatosur më 21 prill në qytetin e Elbasanit, i cili përfundoi me një të vrarë dhe katër të plagosur në prag të zgjedhjeve parlamentare, erdhi pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Mbrojtjes së Votave”, ndaluan Mehmet Grecën, një person i dënuar për trafik droge në Britani, i cili, sipas tyre, po shpërndante para në favor të fushatës së Partisë Socialiste.

Pak ditë pas përplasjes së përgjakshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu mohuan publikisht se në vendngjarje ishin gjetur materiale, që ngrinin dyshime për shitblerje të votës.

“Nga kqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës”, – deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ard Veliu.

“Nuk janë gjetur materiale zgjedhore”, – tha nga ana e tij Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu.

Deklaratat publike të zyrtarëve të Policisë dhe Prokurorisë tingëlluan në kundërshtim me provat, që më pas u deklaruan se ishin zbuluar në vendin e krimit.

Dokumentet hetimore të siguruara nga “Zëri i Amerikës” tregojnë se në dy makina të bllokuara në vendin e krimit u gjetën fletëpalosje të Partisë Socialiste, fotokopje kartash identiteti si dhe një bllok me emra votuesish dhe me mbishkrimin “pagesa”.

Sipas referimit të policisë, në makinën pa targa që drejtohej nga Mehmet Greca, e cila u bllokua nga grupi i mbështetësve të PD, u gjetën një pasaportë në emër të një shtetasi, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”. Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi”.

Ndërsa në makinën e dytë, të përdorur nga Klement Xhaferri, i cili mësohet se u përfshi në mbrojtje të mbështetëse të PS, u gjetën 17 fotokopje kartash identiteti dhe pasaportash.

Në këtë automjet u zbuluan edhe 5 fletë formati me përmbajtje emrash dhe ID të shtetasve të ndryshëm. Xhaferri është shpallur në kërkim për “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”.

Automjeti i përdorur prej tij rezulton në pronësi të kompanisë “Eldio Petrol” dhe administrator Eldio Beko, është nën hetim nga autoritetet, pasi dha dy deklarime të kundërta, duke fshehur faktin se makinën ia kishte lënë në përdorim Klement Xhaferrit.

I pyetur nga “Zëri i Amerikës” për deklaratën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u përgjigj përmes një zëdhënësi, duke shpjeguar se, sipas tij, “grupi hetimor nuk i kishte vlerësuar provat në vendngjarje si elementë, që mund të shërbenin për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje”.

Ai la të kuptohej se ky vlerësim kishte ardhur për shkak të shumës së vogël të parave të gjetura në makinën e Grecës, vetëm 100 euro dhe 2 mijë lekë.

“Nëse nga hetimi do të rezultojnë indicje, apo dyshime të arsyeshme për praninë e elementëve të veprave penale, që prekin zgjedhjet e lira, është në atributin e prokurorisë regjistrimi dhe hetimi i këtij procedimi penal” – tha zoti Veliu.

Në të njëjtën linjë është edhe zv.drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Alfred Shehu, i cili thotë se “provat në vendngjarje nuk konsiderohen si materiale zgjedhore”, që sipas tij janë vetëm ato të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zoti Shehu nuk bëri komente të mëtejshme, pasi theksoi faktin se si prokuror e ka të ndaluar të reagojë.

Megjithatë, “Zëri i Amerikës” mësoi me burime të besueshme se prokuroria e Elbasanit po bën verifikime edhe në drejtim të dyshimeve për krime të mundshme zgjedhore.

Oficerëve gjyqësorë u është lënë detyrë që të identifikojnë dhe pyesin të gjithë qytetarët, emrat e të cilëve gjenden në listat e zbuluara në dy automjetet në ngjarje.

Akuzat për shit-blerje të votave si dhe përdorimi i administratës publike në fushatë ishin dy nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

“Një lumë” kallëzimesh u depozituan përpara ditës së zgjedhjeve në Prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila ka regjistruar deri më tani 33 procedime penale për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, mes të cilave edhe hetimin për rrjedhjen e një databaze me të dhënat personale të 910 mijë votuesve të Tiranës, që u publikua nga portali Lapsi.al.

Pavarësisht listave me emra dhe numra ID të gjendura në vendin e krimit në Elbasan dhe faktit që prokuroria po kryen verifikime, ende nuk ka një hetim zyrtar apo procedim penal të regjistruar mbi dyshimet për shit-blerje të votës.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja i tha “Zërit të Amerikës” se ngjarja po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Elbasanit dhe, se vetëm kjo e fundit, në varësi të elementëve penalë mund të shpallë më pas moskompetencën dhe t’ia transferojë çështjen SPAK-ut.

Gjatë konfliktit të armatosur rezulton, sipas hetimeve, të jenë përdorur së paku tre armë. Njëra i përket Arbër Paplekajt, pjesë e Grupit të PD për Mbrojtjen e Votës, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i njohur si përkrahës i Partisë Socialiste.

Përplasja ndodhi në praninë e dy zëvendës-dejtorëve të policisë së qarkut, dhe një numri të lartë të forcave “Shqiponja”, e megjithatë, Prokuroria nuk ka mundur ende të përcaktojë se cili nga protagonistët e ngjarjes qëlloi i pari. /VOA/ Klodiana Lala

Tags: Elbasanprovavrasje

TË LIDHURA

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë
Aktualitet

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza
Aktualitet

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza

16:10 | 20/10/2025
Next Post
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ja urimet e politikanëve

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ja urimet e politikanëve

Hungari, frika nga humbja, Orban bën me ligj “shtet paralel”

Deutsche Welle / Hungari: Shteti paralel i Orbanit

Nostalgji futbolli/ Ditëlindja e një prej legjendave “nr. 7” të Junajtidit

Nostalgji futbolli/ Ditëlindja e një prej legjendave "nr. 7" të Junajtidit







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com