Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zërat që klithin nga Srebrenica (VIDEO)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Zërat që klithin nga Srebrenica (VIDEO)

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/320156775095733/

Velid Deliç, një burrë nga Srebrenica, i vrarë në masakrën e vitit 1995, ka bërë disa regjistrime që tregojnë jetën e njerëzve në qytet gjatë viteve të luftës, me mesazhe prekëse nga ata që nuk mbijetuan.

“Përshëndetje Eda, Adin, Belma, ju duam shumë! Na mungoni shumë!” thotë një burrë që mban një vogëlush në krahë, duke tundur dorën para kamerës.

“Eki, na dërgo disa marka gjermane!”, bërtasin dy shokë para kamerës duke bërë shaka.

“Përshëndetje të gjithë ata që mund të na shikojnë,” thotë një mesogrua. Lotët që i rrodhën nëpër faqe nuk e lejuan të vazhdonte fjalinë.

“Unë mendoj se kjo kasetë do të shkojë në Danimarkë dhe Gjermani, përmes miqve tanë, suedezëve… kështu që njerëzit tanë do na shohin që andej. Jam shumë i bindur që kjo do të bëjë xhiron e botës”, i thotë asaj burri që është duke xhiruar.  

Kameramani ishte Velid Deliç nga Srebrenica, që vdiq në 1995. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

Deliçit i pëlqente të filmonte, dhe gjithnjë gjente mënyra për t’i dërguar mesazhet e regjistruara te të afërmit dhe komshinjtë që jetonin larg dhe që ishin arratisur për t’i shpëtuar luftës së Bosnjës 1992-1995.

Ai regjistroi pamje të qytetit të rrethuar të Srebrenicës nga viti 1992, derisa forcat serbe marshuan në 11 korrik 1995, të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, një nga të akuzuarit për krime lufte.

Banorët e qytetit hynë në bazën e paqeruajtësve të OKB-së për të kërkuar mbrojtjen e “helmetave blu” gjermane, të cilët në pamundësi për t’i ndihmuar shikonin trupat e Mlladiçit kur ndanin burrat nga gratë për t’i ekzekutuar.

Masakra, të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e cilësoi gjenocid, i mori jetën 8000 djemve dhe burrave boshnjakë, eshtrat e të cilëve mbetën të fshehura nëpër varret e shumta masive.

Ekspertët mjekoligjorë vazhdojnë të gjejnë eshtrat e përziera dhe të identifikojnë viktimat përmes analizave të ADN-së, në mënyrë që çdo vit më 11 korrik të vrarët të varrosen në një qendër përkujtimore në Potoçari, afër Srebrenicës.

Këtë vit, janë identifikuar 70 viktima që do t’u bashkohen atyre që tashmë janë varrosur, por përsëri, Velid Deliç dhe babai i tij Suljo nuk janë gjetur. Por, regjistrimet kanë mbetur.

Në to janë fjalët e fundit të shumë boshnjakëve që ikën nga Srebrenica për t’iu bashkuar vdekjes në ditët e mëvonshme.

“Regjistrimet janë gjithçka për ne,” tha për BIRN motra e Deliçit, Nermina Lakota, refugjate në Gjermani.

Regjistrimet tregojnë jetën e përditshme në Srebrenicë, në një periudhë kohore me mizoritë më të errëta që Evropa kishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vite më vonë, krijuesi i njohur i filmit të Sarajevës, Haris Proliç përpiloi pjesë të tyre në një dokumentar të quajtur “Monumenti i Srebrenicës- shiriti i fundit i Velidit”

Velid Deliç dhe motra e tij punonin në një fabrikë të qytetit ndërsa forcat serbe rrethuan qytetin e Srebrenicës në 1992.

“Unë dhe vëllai im tjetër Reuf kishim ndërtuar familje kur filloi lufta, kishim fëmijë të vegjël. Velid dhe babai na thanë të iknim dhe të largonim fëmijët, nuk i dihej se ç’mund të ndodhte”, kujton Lakota.

Në fillim ajo shkoi refugjatë në Slloveni kurse i vëllai qëndroi me një shok në Serbi “derisa qëndrimi të bëhej shumë i rrezikshëm për të”.

Më vonë Lakota do të shkonte në Gjermani, ndërsa i vëllai do të përfundonte në Danimarkë.

Velid Deliç nuk u martua asnjëherë dhe vendosi të qëndronte me prindërit në Srebrenicë.

“Nuk e di se ku e ka gjetur kamerën, mendoj se ia kanë dhënë të huajt, ndoshta gazetarë ndoshta anëtarët e forcave mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara”, tha Lakota.

Deliçi do të dërgonte regjistrimet dhe kasetat jashtë vendit përmes anëtarëve të UNPROFOR, që kishin mbaruar detyrën.

“Jemi të gjithë në shtëpi, jemi shëndoshë e mirë. Babai, mamaja dhe unë. Ju duam shumë, ju përshëndesim,” thotë Deliç para kamerës në një regjistrim që daton në 14 shkurt,1994.

“Është e vështirë për mua të flas për Velidin,” thotë Lakota duke iu dridhur zëri.
Ndaloi, psherëtiu dhe vazhdoi.

“Ai ishte njeri i madh. Ishte shumë i aftë i talentuar në çdo gjë që provonte të bënte. Pas vdekjes atij ju dha një medalje ari për guximin e treguar”, tha ajo.

Kameramani Velid Deliç, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë

Bazuar në filmimet që regjistronte, duket se Deliçi ishte mjaft popullor në qytet. Një regjistrim i datës 15 dhjetor 1993 tregon banorët e qytetit që e përshëndesin dhe shkëmbejnë shaka me të në rrugë.

Në një tjetër skenë, ai filmon një gjenerator elektrik të ndërtuar me dorë, të cilin fqinjët e kishin marrë nga skrapi për të prodhuar energji elektrike, sepse pjesën më të madhe të luftës ajo ishte ndërprerë.

“Më filmo, më filmo,” bërtisnin një grup djemsh të vegjël duke ngacmuar burrin me kamerën, ndërkohë që luanin nëpër rrugët e Srebrenicës.

Filmimet tregojnë gjithashtu edhe Deliçin duke bërë shaka me shokun e tij të ngushtë, këpucarin e qytetit, Salih Mustafiç.

As trupi i Mustafiç nuk është gjetur.

Në një tjetër kasetë, që daton më 6 janar 1994, Deliçi është ulur me të ëmën Semka, dhe të atin Suljo duke pirë kafe.

“Mirsada, Nermina, Selmo, ejani, le ta pimë bashkë kafen”, thotë Semka Deliç.

“Le të na shikojnë që po pimë kafe. Ta dinë që jemi shëndosh e mirë,” thote Suljo Deliç.

Eshtrat e tij po ashtu janë të humbura.
Lakota dhe familja e saj jetonin në një qytet të vogël të Gjermanisë, Kreuztal. Ajo u përpoq të dërgonte paketa ndihmash në Srebrenicë përmes Kryqit të Kuq, por nuk mundi. Forcat rrethuese lejonin vetëm shoqëruesit e OKB-së, madje edhe ato pas shumë negociatash.

‘‘Në filmime, ata gjithnjë thonë se janë mirë, me shumë mundësi për të na qetësuar ne”, tha Lakota.

Lakota kishte një telefon, të cilin boshnjakët që jetonin pranë saj e përdornin për të folur me të dashurit e tyre kur ishte mundësia.

Një ditë njeriu i saj më i afërt e telefonoi nga një telefon satelitor që ajo beson se ja kishin dhënë ushtarët e UNPROFOR.

“Ai tha se banorët e qytetit ishin takuar te zyra e postës dhe kishin vendosur të mos e linin Sebrenicën, por ta mbronin atë”, kujton ajo.

“Ditën tjetër, Srebrenica ra”, thotë Lakota.

Nuk kishte më asnjë kontakt. Lakota u përpoq të telefononte këdo që mundte.
“Burri im telefonoi gruan e një mikut tonë, që ishte në Zagreb dhe ajo tha, ‘Pse po i telefononi tani, kur të gjithë po masakrohen?’ Humba ndjenjat në atë moment. Thirrën doktorin”, kujton Lakota.

Vdekja e Velid Deliç mbetet e paqartë.

“Ka shumë versione për vdekjen e tij, nuk e di cili është i vërteti”, tha ajo.

Një burrë që tha se ishte prezent në ato momente, i tregoi Lakotës versionin që duket më i vërteti.

Për t’i shpëtuar masakrës rreth 15 mijë burra nga Srebrenica filluan të vraponin nëpër pyll, në drejtim të qytetit të Tuzlës, i cili kontrollohej nga forcat boshnjake.

Gjatë rrugës ushtarët serbë, të veshur me uniformat që u kishin vjedhur trupave të OKB-së, bashkë me automjetet e tyre, i gjuajtën dhe i vranë.

Burri pretendon se në 8 gusht, serbët e rrethuan grupin e burrave që po arratiseshin, ku ndodhej dhe Deliçi, ndërkohë që ata ishin fshehur në pyll.

Eshtrat e gjetura në vendin që përshkruan burri janë mbledhur në 1997.
Lakota shkoi për të testuar ADN-në, por asnjë nuk përputhej me vëllanë e saj.
Sikurse shumë të tjerë, ajo akoma shpreson se eshtrat e vëllait dhe babait të saj do të gjenden një ditë, dhe ajo do të ketë më në fund një varr ku të vajtojë dhe të mbajë zi.

Familjet e viktimave që nuk i kanë gjetur akoma eshtrat e njerëzve të tyre i kanë zili familjet që i kanë gjetur tashmë të dashurit e tyre.

Ata mund të hapin kasetat dhe të shohin atje bijtë e tyre, baballarët dhe vëllezërit duke folur dhe duke qeshur, por nuk mund të shkojnë dhe të vizitojnë varret e tyre, ndryshe nga familja e një burri tjetër nga Srebrenica i cili shfaqet në regjistrimet e Deliçit, Asim Tepiç.

“Unë shpresoj në një të ardhme më të mirë”, thotë Tepiç në një kasetë.
Eshtrat e tij u varrosën në vitin 2000. /BIRN

Tags: klithinmasakraNermina LakotaSebrenicazerat

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

08:26 | 22/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit
Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin
Aktualitet

A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin

22:02 | 21/05/2025
Next Post
Fillon punën resorti gjigant i Hitlerit

Fillon punën resorti gjigant i Hitlerit

Shtypi i ditës, 12 korrik 2017

Shtypi i ditës, 12 korrik 2017

Shtypi nga bota, 12 korrik 2017

Shtypi nga bota, 12 korrik 2017

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros
Aktualitet

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

by mirseda
08:41 | 22/05/2025
0

Një tërmet i fortë me një magnitudë paraprake prej 6.1 ballë goditi pranë ishullit grek të Kretës...

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

08:35 | 22/05/2025
Ankohemi për trafikun në rrugë/ Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ankohemi për trafikun në rrugë/ Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

08:32 | 22/05/2025
Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

08:30 | 22/05/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

08:26 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com