Një mësuese matematike është pezulluar nga detyra. Nxënësit e saj kanë gjetur në rrjetin social “Facebook” të mësueses fotografi me përmbajte erotike.
Annalisa Altariva, i kishte postuar fotografitë në internet ku për dixhiturë shkruante: “Gjoksi im i madh”, raporton Daily Mail.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën Ninestiles School në Birmingham.
Fotot,33-vjeçarja i kishte postuar në rrjet në vitin 2013. Ajo duket e veshur me një fustan të zi, ku ka ekspozuar gjoksin. Ndërsa në dorë ajo mban një shufër metalike.
Ndërsa në komentet në foton e Altarivas në Facebook, binte në sy një reagim ku shkruhej: “Ke gjasa për t’u bërë yll pornografie”.
Lidhur me fotot prindërit e nxënësve kanë reaguar shumë të indinjuar./TIRANA TODAY/