Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Zbuloni gabimet e Trumpit gjatë takimit me Presidentin francez

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Libër i ri/“Trump është injorant dhe i rrezikshëm, administrata e tij e përçarë”

Mediat raportuan se Donald Trump takoi Emmanuel Macron në Paris këtë të shtunë. Por Presidenti amerikan ishte i shqetësuar nga sikleti i takimeve diplomatike.

Fillimisht, gazeta franceze “Le Monde” raportoi se në një takim të mëhershëm diplomatik në Washington, presidenti amerikan u vu në siklet kur ngatërroi shtetet Baltike me Ballkanin.

Pastaj, në mes të ceremonisë në kryeqytetin francez për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një vizitë e planifikuar presidenciale në varrezat amerikane në Belleau, një vend i rëndësisë së veçantë për ushtrinë amerikane, u anulua sepse po binte shi.

Raporti i “Le Monde” flet për ngjarjet në Washington në fillim të prillit të këtij viti, kur liderët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë vizituan Shtëpinë e Bardhë për një takim dhe një konferencë të përbashkët. Në konferencën për media, Trumpi lavdëroi vizitorët e tij dhe vendet e tyre për anëtarë të mirë të NATO-s dhe për mos-prodhim të “lajmeve të rreme”, raporton “The Guardian”.

Por ndoshta “Le Monde” ka rrezikuar të nxis një postim në Twitter për këtë temë kur raportoi se në takimin privat, “Trumpi u hap duke ia atribuuar [liderëve baltikë] përgjegjësinë për luftën në Jugosllavi”, transmeton Koha.net.

Dalia Grybauskaite nga Lituania, Kersti Kaljulaid nga Estonia dhe Raimonds Vejonis nga Letonia, shkruan gazeta, u stepën “për një moment për të kuptuar se ‘Baltiku’ dhe ‘Ballkani’ po ngatërroheshin në mendjen e presidentit amerikan”.

“Le Monde” shkruante se Trumpi, me sa duket, mbeti “i paarsimuar mbi këtë çështje nga gruaja e tij, Melania, me origjinë nga ish-Jugosllavia”.

Melania Trump është nga Sllovenia, e cila u pavarësua më 1991, në fillim të luftërave të përgjakshme në Ballkan e të cilat përfunduan me luftën e Kosovës më 1998-99.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte komentuar menjëherë raportimin e “Le Monde”.

Në Pallatin Elysee të shtunën, Trumpi dhe Macroni u paraqitën mirë para kamerave, pavarësisht një postimi të Trumpit në Twitter të premten ku thoshte se vërejtjet e opozitës rreth nevojës së Evropës për siguri ushtarake ndaj SHBA-së, Kinës dhe Rusisë ishin “shumë fyese”.

Sikurse liderët e shteteve baltike, edhe Macroni vizitoi Washingtonin në prill të këtij viti. Si dhuratë, ai i dërgoi Trumpit një pemë nga Parku Belleau, pemë e cila u zhduk nga oborri i Shtëpisë së Bardhë menjëherë pasi u mboll nga Trumpi e Macroni. Më vonë u tha se ai ishte hequr përkohësisht, për t’u ruajtur.

Tags: francezgabimetgjatëPresidentintakimitTrumpitZbuloni

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
Video/ Pritja fantastike e Strakoshës i dhuron fitoren Lazios ndaj Marseille

Video/Heshtin kritikët, dy ‘mrekullitë’ e bëjnë më të mirin në Europa League

Sfida populiste ndaj rendit ndërkombëtar liberal

Paralajmërimi i frikshëm, Trump do të bëhet më i rrezikshëm

Video/‘E ardhmja’ e Realit është e sigurt, Odegaard shënon eurogol

Video/‘E ardhmja’ e Realit është e sigurt, Odegaard shënon eurogol







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Ish-prefekti Ruzhdi Keçi: Tirana është dritë shprese, liderët e UÇK-së nuk janë kriminelë.
Kosovo

Ish-prefekti Ruzhdi Keçi: Tirana është dritë shprese, liderët e UÇK-së nuk janë kriminelë.

by mirseda
18:13 | 17/10/2025
0

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar në mbështetje të liderve...

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.

18:10 | 17/10/2025
PROTESTA/ Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

PROTESTA/ Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

17:55 | 17/10/2025
Në protestën për mbështetjen e UÇK-së, i pranishëm edhe babai i Granit dhe Taulant Xhakës

Në protestën për mbështetjen e UÇK-së, i pranishëm edhe babai i Granit dhe Taulant Xhakës

17:37 | 17/10/2025
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Zemra mal

Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Zemra mal

17:35 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com