Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbulohet shpikja e re e Babales

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohet shpikja e re e Babales

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë.

Mësohet se për arsye përfitimi monetar Albert Veliu ose siç njihet ndryshe si “Babalja”, jo vetëm që ka inskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj.

Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim.

“Nuk bisedoi me asnjë “Ermal”

Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë,që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore. Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj. Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.

Dëshmitari i vetëofruar

Një dëshmitar i vetëofruar në prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi, është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vetë Babales.

Qëllimi i vetëm sipas tij ka qenë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit. Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda pak ditësh të japin një rezyme të qartë, mbi këtë audio-përgjim, personazhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë.

Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

Dëshmitari nga Novosela që aktroi Agron Xhafaj

“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar, është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit. Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie. Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të krimeve të rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj.

Sigurisht që marrja përsipër e këtij roli, do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbërritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se babalja i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim.

Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin tek personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave.

Në fakt kjo bisedë e improvizuar është regjistruar dhe më pas Babalja e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit.

Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që babalja i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbërritur ende tek xhepat e tij. Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën Babalja, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë së bashku me djalin e tij.

Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete Babalja, ai ka vendosur të paraqitet në ambientet e prokurorisë duke treguar të vërtetën. “…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”-mësohet tu ketë treguar prokurorëve./Shqiptarja.com

Tags: ‘Babales’babaledëshmitariErmalnoveselaReshpikjazbulohet

TË LIDHURA

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje
Aktualitet

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur
Aktualitet

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
Next Post
I ati i vrau nënën/ Fëmijët shtrijnë dorën: Na ndihmoni ta bëjmë krenare

I ati i vrau nënën/ Fëmijët shtrijnë dorën: Na ndihmoni ta bëjmë krenare

Trebicka: Është turp i madh që Teatri të shembet, ne do të rezistojmë!

Trebicka: Është turp i madh që Teatri të shembet, ne do të rezistojmë!

Rusi 2018/Njihuni me gazetarin shqiptar që bën tifo për Serbinë

Rusi 2018/Njihuni me gazetarin shqiptar që bën tifo për Serbinë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”
Showbizz

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”

by mirseda
00:18 | 31/12/2025
0

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së...

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

22:39 | 30/12/2025
Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com