Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Zbulimi i radhës/ Kjo është miza që “të ngjit” sëmundjen e gjumit

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Zbulimi i radhës/ Kjo është miza që “të ngjit” sëmundjen e gjumit

Shkencëtarët janë duke ndjekur me kujdes vetitë e shumëzimit të organizmave mikroskopike, përfshirë ato që shkaktojnë sëmundjen e gjumit afrikan. Ata thonë se ajo që ndodh mes dy parazitëve mund të ketë pasoja të rëndësishme tek njerëzit. Studjuesja Wendy Gibson thotë se kur është fjala për parazitët një-qelizorë, të njohura si “trypanosomet”, mënyra e shumëzimit është e rëndësishme.

Më parë mendohej se njëqelizorët shumoheshin nga ndarja dhe rindarja e qelizës. Por shkencëtarët thonë se këta lloj parazitësh kanë një jetë seksuale. “Kjo është e rëndësishme, sepse nëse këta parazitë shumohen si rezultat i ndërveprimit, kjo do të thotë se ata mund të shkëmbejnë mes tyre gjene. Për shembull, në se kemi një lloj paraziti që është rezistent ndaj një ilaçi dhe ai ndërvepron me një tjetër lloj, që nuk është rezistent, ata mund t’i shkëmbejnë gjenet. Rezultati do të ishte një parazit të ri, rezistent ndaj ilaçit dhe kjo është e rrezikshme”.

Wendy Gibson është profesore e protozoologjisë në Universitetin e Bristolit. “Sëmundja e gjumit është e neveritshme. Atë e bartin mizat “ce-ce” në Afrikën tropikale. Për fat të mirë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i të sëmurëve ka rënë në më pak se 10 mijë raste të evidentuara. Por vite më parë, kjo sëmundje shfaroste në masë popullsinë afrikane”.

Studjuesja shpjegon se si e ka marrë emrin sëmundja.

“Quhet sëmundja e gjumit, pasi paraziti arrin deri tek truri dhe i bën njerëzit të bien në një lloj gjendje gjysëm kome. Ata duket sikur flenë gjatë të gjithë kohës. Dhe kjo fazë e sëmundjes mund të trajtohet me disa ilaçe të pakëndshme. Një prej tyre bazohet tek arseniku, pra merret me mend që nuk  bën mirë për organizimin”.

Studimi mbi shoqërimin dhe ndërveprimin e mikrobeve ndihmon për të shpjeguar se si përhapen mikrobet dhe si formohen llojet e reja. Kjo është arsyeja që ajo që po ndodh në Ugandë me mikrobet, po ndiqet me shumë kujdes nga shkencëtarët.

“Në veri të vendit ndeshim me formën e Afrikës Perëndimore të sëmundjes dhe në juglindje ndeshim në formën e Afrikës Lindore. Kjo e fundit është përhapur në drejtim të veriut. Dhe një nga shqetësimet që kemi, është se ajo do të përkojë me formën afrikanoperëndimore të sëmundjes. Në se këto dy lloje parazitësh shumohen së bashku, ata mund të krijojnë një lloj supermikrobi, i cili mund të shkaktojë më tepër sëmundje serioze”. (Burimi:Bota.al)

 

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
I gjobiti FIFA, shqiptarët grumbullojnë 12 mijë dollarë për Xhakën e Shaqirin

I gjobiti FIFA, shqiptarët grumbullojnë 12 mijë dollarë për Xhakën e Shaqirin

Rama nxjerr Merkelin nga balta, ajo i ngec refugjatët

Rama nxjerr Merkelin nga balta, ajo i ngec refugjatët

Emri i Maqedonisë, Ivanov refuzon të firmosë marrëveshjen me Greqinë

Emri i Maqedonisë, Ivanov refuzon të firmosë marrëveshjen me Greqinë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com