Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zbehje e rolit të Thaçit në dialogun me Serbinë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Zbehje e rolit të Thaçit në dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që më 24 qershor të takojë sërish homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Thaçi pritet që të ulet përballë Vuçiqit, ndërkohë që në Prishtinë nuk ka siguruar përkrahjen e kërkuar politike për të vazhduar me rolin e tij prijës në këtë fazë të dialogut me Serbinë. Thirrjeve të tij për një konsensus dhe kompromis të brendshëm politik rreth kësaj faze të dialogut, spektri politik opozitar i është përgjigjur negativisht.

Por, presidenti Thaçi, në një konferencë për medie, të mërkurën, ka thënë se si president i vendit ka obligim kushtetues ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, respektivisht, që t’i prijë dialogut deri në fund të procesit.

 “Çështja e dialogut me Serbinë dhe e arritjes së kësaj marrëveshjeje ka gjithsesi karakter të interesit nacional dhe shtetëror për Kosovën. Për këtë shkak, mendoj që nevoja për arritjen e kësaj marrëveshjeje i tejkalon mandatet politike tona të përkohshme, shkon edhe përtej raporteve aktuale midis partive qeverisëse dhe atyre opozitare, duke i bërë jo relevante relacionet afatshkurtra midis politikanëve dhe partive kosovare. Kjo çështje na takon të gjithëve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Por, deklaratat e shumicës së përfaqësuesve të partive politike, të cilat të mërkurën janë takuar në tryezën e ftuar nga Partia Social Demokrate, kanë dëshmuar se ende nuk ka ndonjë konsensus të spektrit politik lidhur me qasjen në procesin e dialogut e sidomos, ndaj rolit udhëheqës të presidentit Thaçi.

Shpend Ahmeti, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, nikoqire e tryezës, ka thënë se Kosova është shtet parlamentar dhe mandatin për udhëheqjen e procesit të dialogut e jep vetëm Kuvendi i Kosovës.

“Në Kushtetutë nuk parashihen dialogët me Serbinë për njohje të dyanshme. Jo pse dikush është president duhet ta udhëheqë edhe dialogun. Mirëpo, në qoftë se mandatohet nga Kuvendi, duhet të jetë për shkak se Kuvendi ia ka dhënë detyrën dhe Kuvendi mund ta shkarkojë këdo nga kjo pozitë”, tha Ahmeti.

Në anën tjetër, Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar se për këtë parti është e rëndësishme që Kosova në dialog të përfaqësohet me pjesëmarrje sa më të gjerë të spektrit politik.

“Mandatimin, aktualisht e ka bërë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës janë të rëndësishme modeli dhe pjesëmarrja sa më e gjerë. Institucionet nuk mund të jenë të përjashtuara. Unë, sinqerisht, e kam pak të vështirë që ta kuptoj se si mundet dikush të mendojë që nuk duhet të udhëheqë institucioni”, theksoi Krasniqi.

Por, Avdulla Hoti, shef i Grupit Parlamentar të partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se të gjithë duhet të sillen brenda mandatit kushtetues.

 “Askush nuk mund të marrë kompetenca shtesë më shumë se sa që i jep Kushtetuta e vendit. Mandati për dialogun me Serbinë nuk mund të merret me konferenca për medie, por merret në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës nuk ka platformë për ta mandatuar presidentin për dialogun me Serbinë. Në fuqi është platforma e vitit 2011 që e mandaton Qeverinë për këtë dialog”, tha Hoti.

Arbrie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ky subjekt politik opozitar nuk frikësohet nga dialogu me Serbinë, por nga marrëveshjet e dëmshme, që sipas saj, mund t’i bëj presidenti Thaçi.

“Aq më tepër nuk frikësohemi dhe kemi besim të plotë te Uashingtoni dhe te Brukseli. Por, ne frikësohemi nga Thaçi dhe nga këto qeveri, të cilat, tashmë e kanë treguar se sa të dëmshme janë për vendin dhe sa larg mund të shkojnë në nënshkrimin e marrëveshjeve që e cenojnë vendin”, u shpreh Nagavci.

Ilir Deda nga subjekti politik Alternativa, theksoi se pa mandatin e Kuvendit, presidenti Thaçi nuk mund t’i përfaqësojë institucionet e shtetit në dialogun e Brukselit.

 “Do të thotë, edhe Thaçi, kurdo që të shkojë, në këtë vikend, në Bruksel, ai shkon në emrin e tij personal. Asgjë që merret ai vesh me Vuçiqin atje, nuk është obligative për Kuvendin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. nëse Thaçi nuk e kupton këtë, do t’ia dërgojmë ‘Komentarin e Gjykatës Kushtetuese’, i cili ia tregon kompetencat atij se çfarë janë”, theksoi Deda.

Sidoqoftë, vet presidenti Thaçi ka paralajmëruar se takimi me 24 qershor në Bruksel, me presidentin serb, Vuçiq, do të shënojë fillimin e fazës së fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siç është paralajmëruar, do të përmbyllet me marrëveshje juridikisht obliguese për palët. Presidenti Thaçi ka vlerësuar se faza e fundit e procesit të dialogut do të jetë e rëndë dhe e vështirë, si dhe që duhet të përmbyllet me një marrëveshje, siç e ka cilësuar ai, historike ndërmjet të dy vendeve./REL

Tags: dialogunrolitSerbinëThacitZbehje

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Marina kapet me photoshop, çfarë i ka ndodhur gishtave të dorës

Marina kapet me photoshop, çfarë i ka ndodhur gishtave të dorës

Ronaldo habit fansat, bën veprimin e çuditshëm në stadium

Ronaldo habit fansat, bën veprimin e çuditshëm në stadium

Video/Këngëtarja shqiptare në lot, nëna i vdiq ditën e fejesës

Video/Këngëtarja shqiptare në lot, nëna i vdiq ditën e fejesës

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com