Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për kërkesën e Fredi Belerit

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për Dhionisis Fredi Belerin, i cili prej shtatorit kërkon gjyqësisht të lërë paraburgimin dhe të betohet si kryetar bashkie para këshillit bashkiak të Himarës.

Teksa Gjykata e Lartë specifikon se nuk është kompetente gjykata e Durrësit por gjykata antikorrupsion në Tiranë për ta shqyrtuar kërkesën e të paraburgosurit, në vendimin që ju vendos në dispozicion TCH, përmendet më tej se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka asnjë kompetencë për të miratuar leje për betimin, ashtu siç Beleri e ka kërkuar në muajin shtator.

“Lutja për tu betuar në një fazë të hetimit paraprak të çështjes për Belerin nën arrest me burg, i takon prokurorit të SPAK, si titullar i procedimit penal”- thekson Gjykata e Lartë, sipas të cilës prokurori vlerëson impaktin e dhënies së lejes nëse ndikon apo jo në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.

Thënë në terma të tjerë citon kolegji penal, “aksesi i drejtuesit të institucionit të paraburgimit Durrës për të vlerësuar kushtet e aplikimit të kësaj lejeje është pothuajse inegzistent”.

Gjykata shton se përsa kohë çështja gjendet në Gjykatën Antikorrupsion, kërkesa nuk mund të shqyrtohet nga trupë tjetër përtej gjykatës që ka gjykimin në themel. Pasi kolegji penal ka zgjidhur konfliktin se cila gjykatë duhet ta shqyrtojë kërkesën e Belerit për tu betuar, Top Channel u interesua pranë gjykatës së posaçme në Tiranë, nëse kishte caktuar apo jo një datë për ta shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të votuar të Himarës, i cili prej shtatë muajsh mbahet në qeli nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Kjo gjykatë konfirmoi se nuk është caktuar ende seanca, ndërsa kërkesa e Belerit pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja antikoprrupsion, Fjorela Davidhi. Për Fredi Belerin janë dëgjuar disa dëshmitarë, midis tyre edhe Arsen Rama, i cili ka treguar se si u pagua për të siguruar vota në këmbim të 50 euro secila.

Ndërkohë pas votimeve vendore të 14 majit ku ai u shpall fitues, Beleri kërkon të lërë qelinë dhe të betohet. Kryebashkiaku i votuar i Himarës bazohet në precedentë të mëparshëm, në praktikën e ish deputetit Azgan Haklaj dhe Mark Frrokut, të cilët sipas të paraburgosurit Beleri, morën leje të posaçme për tu betuar.

TË LIDHURA

Aktualitet

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026
Aktualitet

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026
Next Post

Seanca me dyer të mbyllura, Gjykata e Posaçme lë në burg Behar Bajrin

9 vite pa Dr Florin, vëllai tij bën postimin prekës: Prisja të vije në dritare

Rriten rastet me Covid, 192 viktima në javën e fundit







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

by mirseda
14:31 | 10/06/2026
0

Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Klivis Kuçaj, i cili u përfshi në një sherr dy...

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com