Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zbardhet letra, qeveria e Kosovës i kthen përgjigje BE-së për taksën

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida

Pak orë para se të fillojë takimi mes të parit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini, Express ka siguruar letrën që kryeministri i ka dërguar përfaqësues së BE-së, duke e kundërshtuar ofertën për heqje të taksës. Sipas kësaj letre nuk do të ketë kompromise në këmbim të tërheqjes së vendimit.

Sot është paraparë të zhvillohet takim mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. E ky takim siç duket rrjedh nga një letër të cilën kryeministri ia drejtoi Mogherinit.

Në letrën të cilën e ka siguruar Gazeta Express, kreu i Qeverisë, ka kundërshtuar ofertën e zyrtares së lartë të BE-së, për tërheqjen e taksës të cilën Kosova ia ka vendosur Serbisë.

Ndër të tjera ai thotë se ka kaluar koha kur çështjet si kjo kanë mundur të zgjidhen me izolim.

“Njëzet vjet pas luftës në Kosovë, dhjetë vjet pas Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, e vërteta është se progresi në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është minimal dhe në të fakt tashmë ka ngecur plotësisht,” shkruan në letër.

Haradinaj përmes kësaj letre thotë se nuk është e arsyeshme të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Sipas Haradinajt qëllimi i Qeverisë, është kombinimi I gjërave për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, që mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes shteteve.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ofruan atij opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë, shkruan Express.

Ofrojnë mes tjerash që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë letrën që kryeministri ia drejtoi Bashkimit Evropian:

E nderuara përfaqësuese e lartë, Mogherini,

I nderuari komisioner Malmstrom,

I nderuari komisioner Hahn,

Dëshiroj të ju falenderoj sinqerisht për letrën tuaj të përbashkët të 12 dhjetorit për çështjen e taksës së importeve. Unë e çmoj seriozitetin e qasjes tuaj për arsyet tona për ndërmarrjen e këtij veprimi.

Sidoqoftë, besoj se ka kaluar koha kur çështjet si kjo kanë mundur të zgjidhen në izolim.

Nuk ka kuptim që të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Ju jeni shumë mirë të vetëdijshëm për realitetin. Ajo për të cilën kemi nevojë tash është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë.

Duke e pasur parasysh këtë, ne e kemi publikuar Draftin Gjithëpërfshirës për Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili i është prezantuar edhe Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, të enjten. Qëllimi ynë është që t’i kombinojmë të gjitha gjërat për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, i cili mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes dy shteteve.

Unë besoj fuqishëm se është në interesin e Kosovës, Serbisë, Bashkimit Evropian dhe komunitetit të gjerë ndërkombëtar që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara me një aspekt të rishikuar të ambicieve. Nuk do të fitojmë asgjë nga vonesat tjera.

Do të isha shumë i lumtur nëse kam mundësinë të ju takoj të hënën dhe t’ua sqaroj pikëpamjet e mia në mënyrë më të plotë dhe ta dëgjoj përgjigjen tuaj. Roli i BE-së është jetik për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Unë besoj fuqishëm se zgjidhja është e mundshme me angazhimin tuaj.

Ju faleminderit për përgjigjen tuaj në këtë çështje!

Sinqerisht,

Ramush Haradinaj

Kryeministër i Republikës së Kosovës

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Make-up artisti i njohur në panik nga fansat: Mu largoni nga shtëpia

Make-up artisti i njohur në panik nga fansat: Mu largoni nga shtëpia

Konfirmohet në detyrë prokurori Arben Kraja, vlerësohet ‘shumë mirë’

Konfirmohet në detyrë prokurori Arben Kraja, vlerësohet ‘shumë mirë’

Gazetarja ‘humb toruan’, tenton të shtypë studentët pasi bllokuan rrugët (Video)

Gazetarja ‘humb toruan’, tenton të shtypë studentët pasi bllokuan rrugët (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com