Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbardhen vendimet e Bashës me aleatët për “Qeverinë Teknike“

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhen vendimet e Bashës me aleatët për “Qeverinë Teknike“

Zbardhen detajet nga takimi i liderit të opozitës me aleatët dhe propozimet e krerëve të partive opozitare në tryezën me dyer të mbyllura.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një tjetër mbledhje aleatët e opozitës për të diskutuar në lidhje me ofertën për dialog nga Kryeministri Rama dhe propozimin e kreut të LSI­së për një qeveri besimi, raporton “Panorama”.

Takimi i Bashës erdhi pasi nga çadra njoftoi se mazhoranca po përgatitej për një dialog fasadë dhe për një ofertë për t’i dhënë poste të larta si garanci për zgjedhjet e ardhshme opozitës. Njësoj siç deklaroi nga çadra me protestuesit edhe gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i PD-së mësohet të ketë deklaruar se është i vendosur të mos pranojë asnjë ofertë politike nga mazhoranca, përveç krijimit të një qeverie teknike pa Ramën kryeministër. Burime të besueshme për “Panorama”, nga tryeza me dyer të mbyllura e opozitës, kanë bërë me dije se gjatë takimit, disa prej aleatëve kanë ofruar edhe alternativa se si mund të funksionojë një qeveri teknike.

Aleatët kanë propozuar ide mbi postet për të cilat opozita duhet të marrë garanci për të qenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas burimeve, garancinë kryesore opozita e kërkon nga Policia e Shtetit, duke synuar që Ministria e Brendshme të drejtohet nga një profil teknik. Gjatë takimit të Bashës me aleatët është diskutuar edhe në lidhje me kryeministrin që do të duhet ta drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet parlamentare, por pa propozime mbi emra konkretë. Në një qëndrim të unifikuar, pjesa më e madhe e aleatëve kanë kërkuar që kryeministri i ri, që do të udhëheqë qeverinë teknike, të jetë një figurë jo politike dhe i ardhur nga fusha akademike. Të njëjtin propozim aleatët e koalicionit opozitar e kanë bërë edhe në lidhje me përfaqësuesit e tjerë të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të kësaj qeverie, që do të kërkohet të jetë me mbështetje të gjerë politike.

KUSHTET

Gjatë takimit, kreut të opozitës Basha i është kërkuar që në rast se do të zhvillohet një takim me përfaqësi të gjerë politike, pjesë e takimit të jenë edhe disa prej aleatëve të koalicionit opozitar. Disa prej aleatëve në mbledhje kanë ngritur dyshime mbi besueshmërinë e qëndrimeve të mbajtura nga kreu i LSI-­së Meta, duke kërkuar garanci të forta për opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Përmes një deklarate të përbashkët, dy ditë më parë, koalicioni opozitar doli me një qëndrim të unifikuar në lidhje me krijimin e qeverisë teknike.

“Koalicioni opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike, pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1. Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2. Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3. Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4. Zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”, thuhet në deklaratën e përbashkët të koalicionit opozitar.

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Çfarë janë duke iu “shitur” qytetarëve, Tramp, Lë Pen dhe Putin

Çfarë janë duke iu “shitur” qytetarëve, Tramp, Lë Pen dhe Putin

30 qershori, afati i fundit për deklarimin e detyrimeve tatimore

30 qershori, afati i fundit për deklarimin e detyrimeve tatimore

Deputeti i PS: Duhet të shkojmë në zgjedhje pa LSI-në, Meta na ka tradhtuar me kohë

Deputeti i PS: Duhet të shkojmë në zgjedhje pa LSI-në, Meta na ka tradhtuar me kohë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com