Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhen përgjimet/ Banda e Shijakut, e lidhur me Bajrat dhe Ndokajt

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mik i Avdulajve, si u fundos ish-deputeti Ndoka. Në valle edhe Arben Çuko

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 44 urdhër-arresti rezulton se ka lidhje mes disa organizatave kriminale më në ze në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale.

Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drjet vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

Pikënisje e zbulimit të kësaj superorganizate është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017 e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

Përgjimet telefonike Bandës së Shijakut,Bajrave dhe Ndokave

Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 ton kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer dhe në ishte kthyer “me det apo me tokë”. Ndërsa në muajin qershor 2018, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes Avdylajve dhe Bajrave. Në skenë dalin Astmer Bilali, ish-kampioni I boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës. Astmer Bilali, sëbashku me një tjetër sportist, ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas “Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupit.

Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur dhe në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se kanë ardhur ata shokët, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xheleku dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.

Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se shtetasit Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj./Shqiptarja.com

TË LIDHURA

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

22:53 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë
Politikë

Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë

21:29 | 17/11/2025
Next Post
Ndotja e Gjanicës alarmante, çështja shkon në gjykatë

Ndotja e Gjanicës alarmante, çështja shkon në gjykatë

Pamje të dhimbshme, polici turk me lot në sy përpiqet të shpëtojë emigranten e vogël

Pamje të dhimbshme, polici turk me lot në sy përpiqet të shpëtojë emigranten e vogël

Shpallet lista e fituesve në Akademinë e Policisë

Shpallet lista e fituesve në Akademinë e Policisë







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

by mirseda
22:53 | 17/11/2025
0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të hënë një inspektim në Vlorë, për...

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

22:34 | 17/11/2025
“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

22:14 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com