Të gjesh një vend për të parkuar, është një luks i vërtetë në Shqipëri. Të zë frika ku të lësh makinën për një çast, pasi bizneset përreth i kanë zaptuar, duke vendosur çfarë objektesh të kenë përmbarë.
Këta biznesmenë të rinj zënë territorin duke e ruajtur me gurë, karrige të vjetra, etj. Nëse ke nevojë, ata ta japin vendin me qira dhe ti mund të parkosh aty makinën tënde.
Vendi në pamje të parë duket se është i rezervuar, por “punonjësi i parkimit” vrapon të heqë objektin që ka vendosur përkohësisht, duke të marrë ndonjë lekë nën dorë.