Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Zaev dhe Tsipras bien dakord në Sofje për emrin e ri të Maqedonisë

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Zaev dhe Tsipras bien dakord në Sofje për emrin e ri të Maqedonisë

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Cipras kanë arritur gjuhë të përbashkët për një opsion si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit. Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se një opsion është i pranueshëm për të dyja palët. Kreu i ekzekutivit tha se tani mbetet që për këtë opsion të konsultohen faktorët e tjerë politikë dhe qytetarët e të dyja vendeve.

“Ne biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa opsione. Një nga opsionet është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vazhdojmë me konsultime në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e sistemit, nëse praktikisht është e mundshme realizimi i kësaj zgjidhjeje. Nëse është e mundur, me gjasë do të kemi zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev ndonëse thekson se zgjidhja përfundimtare e emrit varet nëse opsioni në fjalë do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët në të dyja vendet, gjithsesi është optimist se zgjidhje do të ketë së shpejti, madje para Samiteve të rëndësishme të BE-së dhe NATO-s.

“Shpresojmë që para Samitit të BE-së të kemi zgjidhje. Shpresoj sinqerisht, por varet nga të dy palët, varet nga institucionet, Presidentët e vendeve, liderët e opozitës, liderët e tjerë politik dhe së fundi nga qytetarët e dy vendeve. Nëse nuk është e mundur ne do të vazhdojmë, me siguri. Ndërtuam miqësi të pakushtëzuar mes nesh dedikuar për një zgjidhje, por shpresoj që të jemi në kohë për ta inkurajuar Këshillin Evropian, NATO-n sepse presim ftesë nga NATO dhe datë për fillim të negociatave me BE-në”, theksoi Zoran Zaev.

Zaev siguroi se marrëveshja nuk do të shkelë në dinjitetin e dy popujve.
“Nga sot miqësia mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është edhe më e fuqishme. Zgjidhim kontest që ta forcojmë dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve në të dy vendet”, – shtoi Zaev, raporton Alsat-m.

Zgjidhja “specifike”, siç raporton gazeta “Koha” bazuar në burimet e saj diplomatike në Shkup, duket se është “Ilindenska Republika Makedonija”, e cila shihet si e pranueshme nga të dyja palët.

Menjëherë pas takimit Zaev-Cipras, dy kryeministrat veç e veç takuan kancelaren gjermane, Angela Merkel. Merkel konfirmoi se Maqedonia dhe Greqia kanë shënuar përparim të rëndësishëm për çështjen e ermit.

“Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë përparojnë mirë dhe është shënuar progres i rëndësishëm. Çështja e emrit për Maqedoninë është e rëndësishme” – tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sa i përket zgjerimit të BE-së Merkel tha se për këtë çështje do të vendoset në Samitin e Unionit në qershor. Ajo ka konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tags: biendakorde riemrinMaqedonisëSofjeTsipraszaev

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Next Post
Deschamps publikon listën e Botërorit, “ngel në klasë” yllin e PSG-së

Deschamps publikon listën e Botërorit, “ngel në klasë” yllin e PSG-së

Fotoja e Enver Hoxhës në Pezë, PD: Rama po rilind pushtetin gjakatar

Alibeaj rrëfen kush ia bëri ‘gropën’ Agron Xhafajt: E përgjuan...

Rama pranon gabimet: Disa zyrtarë e marrin rrogën kot, do ikin nga puna

Rama ironizon me PD-në dhe me dëshminë e bashkëpunëtorit X







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

by mirseda
08:12 | 07/03/2026
0

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë....

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com