Shumë yje të futbollit që janë duke shkëlqyer në ekipet ku luajnë, kanë pasur një fëmijëri mjaft të vështirë. Por rruga e tyre për tu bërë dikush në jetë ka qenë futbolli, i cili i ka shpëtuar nga jeta e vështirë e rrugës. Së fundmi ka rrëfyer edhe historinë e tij ylli i Tottenham, Dele Alli.Gjatë një interviste në mikrofonin e ‘ES’, mesfushori i Spurs ka treguar eksperiencën e tij, duke zbuluar se ka arritur të largohet nga shoqëria e keqe vetëm falë pasionit të tij më të madh, atij për topin e futbollit.
“Pata hyrë në shoqëri të keqe, qysh në moshë të vogël. Futbolli ishte një shkëputje e rëndësishme nga ai rrugëtim ku po përplasesha. Jam shumë me fat që u takova me personat që më ndihmuan në momentet më të vështira dhe më përkrahën për tu bërë personi që jam sot.Ka akoma shumë që njerëzit nuk dinë për mua, ndonëse shumë persona mendojnë se më njohin. Kam mësuar që të mos jap asgjë falas. Do të kem futbollin si punë, por nevojitet të luftosh për gjërat në jetë”, rrëfeu Dele Alli.