Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush i pranon migrantët? Grindje e pafundme në BE

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kush i pranon migrantët? Grindje e pafundme në BE

Të mërkurën 49 migrantë i lanë anijet e shpëtimit para Maltës. Por një zgjidhje e qëndrueshme europiane për shpërndarjen e refugjatëve nuk duket në horizont. Disa vende anëtare refuzojnë kategorikisht.

Më shumë se dy javë u desh që vendet anëtare të BE-së të binin në ujdi për të shpërndarë 49 refugjatët në dy anijet e shpëtimit që vërtiteshin para brigjeve të Maltës. Vetëm pas një ndërmjetësimi intensiv të Komisionit Europian, Gjermania, Franca, Holanda, Portugalia, Rumania, Luksemburgu, Italia dhe Malta ranë dakord për shpërndarjen e migrantëve.

Kërkohet zgjidhje e qëndrueshme

Komisioneri i BE-së për migracionin, Dimitris Avramoupolos e vlerësoi në Bruksel gatishmërinë e këtyre vendeve anëtare duke e quajtur atë një “shembull të solidaritetit europian”. Megjithatë ai theksoi, se shpërndarjet momentale nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për problemin e migrantëve. Nuk është e mundur që me çdo anije të fillohet të negociohet nga e para. Edhe nëse synimi është ndalimi i “migracionit ilegal”, shtetet anëtare duhet të jenë aq të sinqerta, sa të pranojnë, që do të ketë gjithmonë një “numër të caktuar” migrantësh që do të marrin rrugën përmes Mesdheut drejt Europës. Për këtë numër të vogël duhet gjetur një zgjidhje e qëndrueshme. Nëse kjo nuk është e mundur, duhet të paktën të arrihet një mekanizëm shpërndarës i kufizuar në kohë, derisa të krijohet një e drejtë e re për azilin në Europë.

EU-Innenkommissar Dimitris Avramopoulos (Getty Images/A. Gebert)Dimitris Avramopoulos

Numri i refugjatëve ulet

Pikërisht për një mekanizëm të tillë grinden shtetet anëtare të BE prej vitesh. Polonia dhe Hungaria, janë dy vende që e refuzojnë kategorikisht pranimin e migrantëve dhe azilkërkuesve, megjithë vendimet gjyqësore që thonë të kundërtën. Qeveria populiste e Italisë kërkon shpërndarjen në vendet e tjera anëtare. Deri sa të arrihet kjo, Italia do t’i mbajë të mbyllura portet e saj dhe nuk do të pranojë asnjë refugjat, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini, populist i djathtë. Komisioneri Avramopoulos kujtoi edhe njëherë të mërkurën, se barra kryesore e prurjeve aktualisht ka rënë mbi Spanjën. 150.000 vetë erdhën përmes Mesdheut në Europë në vitin 2015. Kjo është shifra më e ulët që nga viti 2013. Sipas Komisionit Europian nuk mund të flitet më për një “krizë refugjatësh”.

Negociata për “Sophia-n”

Në Bruksel ende negociohet për të ardhmen e misionit të marinës së BE, “Sophia”, që ka si detyrë të shpëtojë migrantë në rrezik në det të hapur. Anijet e “Sophias” i “zbarkonin” në Itali refugjatët e shpëtuar në det të ardhur nga Libia. Por qeveria populiste italiane e refuzon tani këtë rregullore dhe kërkon ndryshimin e rregulloreve për misionin “Sophia”. Për shkak se vende të tjera të BE e refuzojnë shpërndarjen e detyrueshme të refugjatëve në BE, ka rrezik që misioni “Sophia” të mbyllet. Mandati i misionit u shty pak para krishtlindjeve me tre muaj deri në mars 2019. Ky mision ka si detyrë kryesore trajnimin e rojes bregdetare libiane, që sipas BE, refugjatët e shpëtuar në det të hapur t’i kthente në Libi./ DW

TË LIDHURA

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë
Bota

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

15:02 | 16/01/2026
“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati
Aktualitet

“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati

14:25 | 16/01/2026
‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Next Post
Ja pse nuk duhet të ecni asnjëherë me duar në xhepa në një rrugë me ngrica

Ja pse nuk duhet të ecni asnjëherë me duar në xhepa në një rrugë me ngrica

Ngricat/Autobusi me pasagjerë del nga rruga

Ngricat/Autobusi me pasagjerë del nga rruga

Vrau kunatin, kapet në Itali shqiptari i shumëkërkuar

Vrau kunatin, kapet në Itali shqiptari i shumëkërkuar







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit
Aktualitet

Urgjenca e pashpjegueshme e burgut! Mjeku nuk e vizitoi Ndocin, ishte në operacion kur e sollën

by mirseda
15:08 | 16/01/2026
0

për arratisjen tre ditë më parë të Altin Ndocit, nga spitali i Durrësit, shtojnë pikëpyetjet rreth ngjarjes,...

Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca

Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca

15:05 | 16/01/2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

15:02 | 16/01/2026
Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

14:52 | 16/01/2026
Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…

Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…

14:37 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com