Futbollisti serb, Nemanja Matic është ndër futbollistët e preferuar të Jose Mourinhos. Një mesfushor klasi dhe mjaft i fortë që tashmë fiton milionat. Por e shkuara e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Matic ka pranuar se në fëmijëri ka pas shitur fara në stadiume për të nxjerrë sado pak para.
“Blija fara më lirë dhe i shisja më shtrenjtë. Në atë kohë synoja të fitoja 5 marka në ditë nga kjo punë” ka thënë serbi.
Karriera e tij ka qenë vërtetë me fat pasi që ai llogaritej si një nga futbollistët më të dobët te skuadra e Kolubaras. Por, kur u bashkua me Kosicen në Sllovaki, puna bëri që ai të përmirësonte shumë cilësitë dhe më pas të dyert e karrierës së tij u hapën. Ishte Chelsea që e transferoi atë pas insistimit të trajnerit Marko Milinkovic.