Në prag të ndeshjes me Torinon, Beppe Marotta ka folur për merkaton e Interit. Ai ka konfirmuar fjalët se kroati Ivan Perisic ka kërkuar të largohet dhe se po vlerësohen ofertat që vijnë në drejtim të tij.
“Perisic është e vërtet që ka kërkuar të vlerësohen ofertat që do të vijnë për të dhe deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete që neve na pëlqen dhe është ekonomikisht e kënaqshme. Do të tentojmë të kënaqim kërkesat e Perisic por në qoftë se ndodh që të qëndroj deri në fund të sezonit atëherë do të tentojmë ta motivojmë që të luaj dhe të arrij objektivat që kemi si shoqëri.
Carrasco ? Ausilio po bën disa sondazhe siç bëhen gjithmonë gjatë merkatos dhe ju siguroj që po bën një punë të shkëlqyer. Do të shohim nëse në ditët e fundit do të konkretizohet ndonjë gjë nga këto sondazhe”, u shpreh Marotta.