Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar kuvendin dhe për ta formuar qeverinë e re.
Sipas tij, votat për këtë koalicion do të jenë më shumë se sa mendohet.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Haliti gjithashtu mohoi lajmin se do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar kuvendi, duke e konsideruar këtë spekulim mediatik.
“Kandidati ynë për kryekuvendar është Kadri Veseli, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë”, është shprehur Haliti.