Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

William Randolph Hearst, manjati që shkaktoi një luftë për të rritur tirazhin e gazetave të tij

8 vjet ago
in Të Gjitha
William Randolph Hearst, manjati që shkaktoi një luftë për të rritur tirazhin e gazetave të tij

Çfarë ndodh kur paraja, egoizmi dhe cinizmi i shfrenuar, bëhen bashkë tek një person? Po nëse personi në fjalë është një manjat i medias,që me perandorinë e tij është në gjendje të mbërrijë tek zemrat e miliona lexuesve, dhe t’i ndikojë ata? Më 23 prill 1898, efektet e një manipulimi të ndyrë mediatik, ndihmuan në fillimin e luftës mes Spanjës dhe SHBA-së, e cila shkaktoi rreth 12 mijë të vdekur në mesin e kubanëve, spanjollëve dhe amerikanëve.

Dymbëdhjetë mijë viktima për hir të vullnetit dhe interesave të një njeriu: William Randolph Hearst, njeriu që shpiku artin e errët të teknikave psikologjike të manipulimit të masave. Një kuriozitet: “Citizen Kane” (Qytetari Kejn) i vitit 1944, i sjellë në ekran nga i pavdekshmi Orson Welles,dhe i cilësuar nga kritika si një ndër filmat amerikanë më të mirë të të gjitha kohërave, bazohet kryesisht në jetën e manjatit amerikan.

Djali i milionerit George Hearst, William u edukua nga e ëma me kultin e vetvetes, dëshirës që çdo dëshirë e tij të bëhej shumë shpejt realitet. Teksa të rinjtë e tjerë po përpiqeshin të nisnin punë si praktikantë në ndonjë gazetë, 23-vjeçari merr si dhuratë nga babai gazetën “San Francisco Examiner”, një e përditshme jo me shumë peshë për kohën.

Por botuesi i ri, zbuloi shpejt se skandalet, reale apo të shpikura, qenë një mënyrë gjeniale për të rritur shitjet e gazetës. Dhe me gazetat, njerëzit çonin në shtëpi edhe pikëpamjet e këtij njeriu, ide të thjeshta, pothuajse të papërpunuara, në të cilat e mira dhe e keqja etiketohen pa hezitim,  pa ndonjë analizë të saktë.

Reflektimi nuk ishte e pika e fortë e Hearst, i cili pëlqente të përsëriste se njerëzit kur kthehen në shtëpi mbrëmjeve, të lodhur nga puna, nuk kanë aspak dëshirë të lodhen duke menduar, por pëlqejnë më tepër ide të gatshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shfaqja e simpatisë ndaj Hitlerit, e distancoi publikun amerikan nga Hearst, por ky i fundit është mjaftueshëm i pasur për të pasur një liri kaq të pacipë mendimi: të tjerë në vendin të tij do të kishin shumë telashe.

Për Hearst, çdo gjë fillonte dhe përfundonte tek paratë: fiksimi i tij për pushtet, qe i denjë për një autokrat të vonë të Perandorisë Romake. Ngazëllehej nga të qenit në gjendje për të shkatërruar jetën e të tjerëve, dhe nga mania e tij e plotfuqishmërisë do të shkaktojë një luftë të vërtetë.

Hearst e kuptoi se njerëzit eksitohen më shumë kur lexojnë për ngjarje të përgjakshme dhe dramatike, sesa histori të gëzuara dhe të qeta. Ashtu si spektatorët e gladiatorëve, edhe lexuesit e Hearst janë në kërkim të emocioneve të forta. Ata duan të dinë menjëherë, pa dyshime, se kush janë të mirët dhe të ligjtë, dhe të shohin luftën mes tyre. Hearst i shpiku të ligjtë; ana e mirë i rezervohej sigurisht SHBA-së.

Kuba ishte ideale për të realizuar makinacionet e pabesueshme. Ishulli është afër SHBA-së dhe ndodhen nën sundimin spanjoll, të cilën Hearst e përshkruan si një mbretëri gati mesjetare, barbare dhe mizore. Në gazetat e tij, shfaqen një seri artikujsh të tmerrshëm dhe të rreme, kur flitet për fëmijët kubanë të shfarosur nga spanjollet, gratë e reja të përdhunuara dhe fshatarë të masakruar nga forcat spanjolle.

Rasti më i artë iu ofrua nga Evangelina Cisneros, bija e një gjenerali të dënuar me vdekje nga spanjollët, pasi kishte udhëhequr një rebelim. Dënimi i tij ndryshohet. Guvernatori spanjoll i njeh të drejtën të qëndrojë në një ishull të vogël aty pranë, duke mos u dërguar në një koloni afrikane. E bija merr leje për të jetuar në të njëjtin ishull,për ta vizituar sa më shpesh të atin.

Duke përfituar nga bukuria e saj, Evangelina u përpoq të joshë komandantin e rojave për të organizuar arratinë e të atit, por plani dështon, dhe Evangelina përfundon në burg.

Hearst e mëson këtë histori rastësisht disa muaj më vonë; dhe me instinktin gjahtar të një kafshe, kupton potencialin e saj të madh: një vajzë e bukur që dëshiron të shpëtojë babain e vet (pak rëndësi nëse ai është apo jo fajtor për tradhti, ku në çdo vend, përfshirë Shtetet e Bashkuara do të ishte dënuar) . Evangelina Cisneros u quajt Zhan  D’arka e Kubës.

Në artikujt e “New York Journal”, Evangelina përshkruhet si një bukuri ekzotike, e ekspozuar ndaj dëshirave të turpshme të ushtarëve gjithnjë të dehur spanjollë. Ajo u arrestua pasi nuk u plotësoi atyre dëshirat. Ndërkohë, realiteti qe krejt ndryshe. Hearst ishte i kënaqur të theksonte se publiku qe i apasionuar pas kësaj historie.

Më pas ai vazhdon me hapin e dytë: orkestrimin dhe nisjen e një fushate popullore kundër guvernatorit Weyler dhe Spanjës. Gazetat e drejtuara prej tij, organizojnë një peticion drejtuar Mbretëreshës së Spanjës në mbrojtje të vajzës së abuzuar. Ai arrin të marrë edhe firmën e nënës së presidentit amerikan McKinley, gruas së Sekretarit të Shtetit Sherman dhe dhjetëra murgeshave në një manastir.

Spanja s’kishte asnjë dëshirë për t’u armiqësuar me Shtetet e Bashkuara, ndaj urdhëroi Weyler të lirojë menjëherë Evangelinën, duke ia besuar disa murgeshave të mëshuara në një manastir, por guvernatori bie naivisht në grackë: I zemëruar nga fushata e vazhdueshme e fyerjeve nga gazetat e Hearst, nuk i bindet urdhrit dhe nuk e nxjerr vajzën nga burgu.

Për Hearst, ky ishte një lajm i shkëlqyer. Nëse Evangelina lirohej, i gjithë komploti kuban do të avullonte, dhe botuesi do të humbiste shumë para. Ai vendos se është koha të luajë hapur, duke dërguar në Kubë një të dërguar,me detyrën e organizimit të arratisë së Evangelinës.

Duke korruptuar rojet e burgut, vajza e maskuar si një marinare, çohet me anije në Nju Jork, dhe fillon një turne nëpër Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilit rrëfen shumë gënjeshtra, por fiton edhe shumë para. Hearst ishte shumë i kënaqur me rezultatet e fushatës së tij anti-spanjolle, pasi gazetat e tij dyfishuan shitjet.

Por “peshkaqeni” nuk ngopet: “Asgjë më shumë sesa një luftë, nuk e rrit tirazhin e gazetave!”. Çështja Evangelina mundej të zgjatej deri në një konflikt të vërtetë. Deri në atë moment, në sajë të gënjeshtrave të gazetave të tij, miliona amerikanë e konsideronin Kubën si një ishull robërish të nënshtruar ndaj torturave të një qeverie diktatoriale.

Tensioni midis dy kombeve, arriti në nivele të tilla, saqë konsulli amerikan në Kubë, kërkon mbrojtje ushtarake për pronat amerikane në ishull. Një luftanije amerikane mbërrin në Havanë, zyrtarisht në një vizitë kortezie. Spanjollët nga ana të tyre,dërgojnë por për një “vizitë miqësore” luftanijen e vogël “Vizcaya” në portin e Nju Jorkut.

Por askush, as në Madrid, as në Uashington, nuk dëshiron fërkime midis dy vendeve, por është Hearst ai që e dëshiron me çdo kusht një luftë. Një reporter i gazetës në Havanë, arrin të vjedhë një letër nga konsulli spanjoll, në të cilën ky i fundit shprehte gjykime jo shumë elegante mbi presidentin amerikan.

Nuk ishte fundi i botës, por gazetat e Hearst shkruajnë se ky poshtërim duhet të lahej me gjak. Spanja nxiton t’i vërë kapak skandalit, duke i kërkuar zyrtarisht falje qeverisë amerikane, dhe sugjeruar se Kuba mund të shpallë në perspektivë pavarësinë. Por për Hearst, kjo ishte një situatëe padurueshme, ndaj dhe hidhet sërish në veprim, për të shkaktuar një krizë, por edhe “fati”i jep një dorë.

Më 15 shkurt 1898, luftanija amerikane “Maine” shpërthen në portin e Havanës, duke vrarë gati treçerekun e ekuipazhit. Natyrisht Spanja akuzohet për fundosjen e anijes, çka duket e çuditshme po të kihet parasysh se spanjollët nuk kishin asnjë arsye për të nisur një luftë me Amerikën.

Më pas, një komision hetimor nga qeveria amerikane, do të zbulonte se shpërthimi qe shkaktuar nga paaftësia e komandantit, i cili kishte vendosur një ngarkesë me eksploziv pranë kaldajës.

Ndërkohë studiuesit e pavarur, arritën një përfundim tjetër: ishte Hearst, përmes njërit nga të dërguarit e tij të shumtë, ai që e minoi anijen. Botuesi dëshironte një luftë, dhe shpërthimi i “Maine” ishte akti final i ligësisë së tij. Titujt e gazetave të tij shpërthyen: “Vendi gjendet nën kthetrat e etheve të luftës!”.

Diplomacia ishte në ankth për të shuar “zjarrin” e luftës, teksa Hearst po përdorte të gjitha mjetet që i mundësonte pasuria e tij. Arrin madje të paguajë udhëtimin në Kubë të 5 senatorëve amerikanë, që të mund të shihnin mizoritë e pretenduara spanjolle. Gruaja e një senatori vdiq gjatë kthimit për në SHBA. Hearst shkruan në gazetat e tij,se gjora kishte parë skena aq të tmerrshme saqë zemra e saj ishte copëtuar…

Edhe presidenti amerikan McKinley, tërhiqet në atë histeri kolektive:duke u shfaqur i tragjikisht i dobët, ai i paraqiti më11 prill 1898 Kongresit një deklaratë lufte kundër Spanjës. Nga ai moment, ngjarjet marrin tatapjetën,  dhe kur konflikti shpërtheu zytarisht më 23 prill, Hearst bën përgatitje të mëdha për luftës, duke pajisur një anije të veçantë me një shtypshkronjë, ku ai themeloi “Journal-Examiner”, një gazetë që u shkrua dhe botua në zonën e operacioneve ushtarake.

Lufta përfundoi shpejt (shumë shpejt për Hearst…) më 12 gusht 1898. Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rezultuan fitues, dhe ishulli bëhet një lloj protektorati i SHBA-se, dhe do të mbetet i tillë deri në fitoren e Fidel Kastros ndaj Batistës në vitin 1959.

Historia e William Randolph Hearst na mëson shumë ende sot, pasi është historia e një njeriu që shpiku teknikat psikologjike manipulimit të masave, të  cilat pavarësisht diversitetit të madh të risive aktuale teknologjike, praktikohen sërish sot. Në fakt, ndërsa 100 e ca vite më parë, cinizmi i pamëshirshëm i Hearst qe një përjashtim, sot mund të themi se ai është shndërruar në një normë. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: gazetalajmitirazhiWilliam Randolph Hearst

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 21 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 21 nëntor 2017

I vihet flaka makinës së policit në Vlorë, policia: Në motor gjetëm…

I vihet flaka makinës së policit në Vlorë, policia: Në motor gjetëm...

Çfarë ka ndodhur më 21 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 21 nëntor?

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com