Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“Wall Street Journal”: Ismail Kadare, ndërgjegjja e popullit të tij

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“Wall Street Journal”: Ismail Kadare, ndërgjegjja e popullit të tij

“Wall Street Journal” në një artikull të titulluar “Ismail Kadare, ndërgjegjja e popullit të tij”, merret me letërsinë e shkrimtarit dhe raportin e tij me tiraninë, duke u nisur nga veprat e tij. Sam Sacks e nis artikullin e tij shumë herët në kohë.

“Në një ese të vitit 1985 mbi Eskilin, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare argumentonte se gjëja më e vlefshme e grekëve të lashtë – madje më e rëndësishme se shpikja e filozofisë dhe e demokracisë – ishte ndjenja e tyre e ‘keqardhjes kolektive’. Një thënie e guximshme: por kini parasysh që shekuj më parë grekët kishin zhvilluar një luftë të egër dhe të padenjë moralisht kundër Trojës”, shkruan ‘WSJ’.

“Një qytetërim më pak i zhvilluar do ta kishte fshirë atë periudhë të turpshme nga kujtesa e vet. Në vend të kësaj, grekët e bënë atë gurthemelin e letërsisë së tyre. Krimi u ekspozua nga të gjitha këndet prej vetë grekëve, pa ndonjë presion të ushtruar nga kombe të tjera”, shkruan Kadare.

“Ishte një ekzorcizëm i pashembullt, një akt tronditës, në të njëjtën kohë duke çliruar dhe emancipuar. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ndërgjegjja e një populli po e kalonte me dëshirë duket një trazirë e tillë”, shkruan ‘WSJ’, duke cituar Kadarenë.

Sipas Sacksit, që prej viteve 1960, Kadare, tani 82 vjeç, ka ndjekur shembullin e grekëve në të gjitha rrethanat e pamundura. Ai ishte autori më i njohur i Shqipërisë nën sundimin stalinist të Enver Hoxhës, që udhëhiqte regjimin e kolektivizimit të detyruar dhe shtypjes së pamëshirshme nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1985. Kadare është autori më i njohur i vendit të tij. Për nga natyra e vet, totalitarizmi synon ta mbajë ndërgjegjen në një gjendje gjumi. Kadare zor se qe i lirë nga ndërhyrja e shtetit, për shkak të karrierës së tij, ai lëvizi mes lëshimeve dhe kodifikemeve të kritikave të qeverisë së Hoxhës; ai herë u botua dhe herë u censurua. Megjithatë, siç tregojnë tre libra të përkthyer rishtas, ai i mbeti besnik asaj që e ka quajtur “funksioni themelor i letërsisë: mbajtja e moralit ndriçues”.

Sacks thotë se Kadare e sheh Prometeun e Eskilit, heroin e ndëshkuar ashpër se i dha zjarrin njerëzimit, si një nga figurat e para në letërsi që kundërshtoi tiraninë. Ai e quan “Komedinë Hyjnore” të vetmen vepër që për të, “pasqyroi si errësirën dhe dritën e Shqipërisë komuniste”.

Dialogu i z. Kadare me kanonet perëndimore vazhdon në romanin “A girl in exil” (E penguara), botuar në vitin 2009, me një histori që vendoset në fillim të viteve 1980. Z. Kadare gradualisht zbulon një shëmbëlltyrë të tundimeve të pushtetit. Sack ka marrë në shqyrtim veprat “E penguara” e “Kamarja e turpit”, por nuk lë pa përmendur edhe “Pallatin e ëndrrave” apo “Ura me tri harqe”. Mbi “Kamaren e turpit”, ‘WSJ’ shkruan se kjo vepër ilustron fiksionin disashtresor që ai krijoi gjatë sundimit të Hoxhës. Ky roman u botua në vitin 1978 dhe është pjesë e dy librave të tij më të mëdhenj, “Ura me tri harqe” (1979) dhe “Pallati i ëndrrave” (1981), romane që ripërpunuan historinë dhe folklorin shqiptar me qëllime delikate alegorike. Sam Sack nga ‘WSJ’ vëren se ngjarja prej ku nis romani është rebelimi i Ali Pashës, guvernatorit shqiptar që u përpoq të largohej nga Perandoria Osmane dhe u vra nga forcat e Sulltanit më 1822. Fokusi nuk është në kryengritje aq sa te “dhurata”: koka e prerë e Ali Pashës, që e ruajtur në akull, transportohet deri në një ntga sheshet e Konstandinopojës dhe shfaqet si një paralajmërim për kryengritësit e mundshëm. Z. Kadare rrotullohet mes karaktereve të ndryshme të lidhura me atë stemë të dhunës autoritare.

‘WSJ’ vëren se si te “E penguara”, qëllimet politike të librave janë të mprehta dhe të pagabueshme.

Duke përshkruar korrupsionin dhe mizorinë e çuditshme të Perandorisë Osmane, z. Kadare denoncon komunizmin shqiptar. “Por do të ishte gabim ta mendonim këtë roman si një alegori politike oruelliane. Evokimi i së kaluarës ndihet si bashkëkohor (turistët dynden në Stamboll për të goditur kokën e prerë dhe pothuajse mund t’i imagjinoni ata ta fotografojnë me celular) dhe jashtë kohës. Z.Kadare ka më shumë gjëra të përbashkëta me William Faulkner, një shkrimtar që nxjerr mitologjinë nga legjendat rajonale. Ky, gjithashtu, është sa një projekt moral, po aq edhe artistik. Te “Kamarja e turpit”, Kadare përshkruan përpjekjet e Perandorisë Osmane, që me vullnet rreket të shfarosë gjuhën dhe zakonet e Shqipërisë. Ky roman i paharrueshëm i shton punës së tij të përjetshme rikuperimin kulturor. E kaluara është kaq e pranishme në librat e tij – një fantazmë që ecën mes të gjallëve, ose një kokë e prerë që duket se ju bllokon në vështrimin e saj./Gazeta Shqiptare/

Tags: Ismail Kadarendërgjegjjapopullittë tijWall Street Journal

TË LIDHURA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Këtu fillon Botërori, Brazili dhe Zvicra e fillojnë me 65 gola (Video)

Këtu fillon Botërori, Brazili dhe Zvicra e fillojnë me 65 gola (Video)

Si mund ta komplimentosh një femër

Si mund ta komplimentosh një femër

Partizani ia beson pankinën një ish-lojtari në Europa League

Partizani ia beson pankinën një ish-lojtari në Europa League







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç
shendetesi

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç

by mirseda
18:34 | 24/10/2025
0

Nga janari deri në tetor të këtij viti në Berat janë regjistruar 30 raste të reja të...

Wesley Clark në Hagë: “Thaçi pa përvojë ushtarake, UÇK pa strukturë.”

Wesley Clark në Hagë: “Thaçi pa përvojë ushtarake, UÇK pa strukturë.”

18:32 | 24/10/2025
Kosovë: Deputeti i LDK dhe qytetari përfundojnë në polici pas përleshjes

Kosovë: Deputeti i LDK dhe qytetari përfundojnë në polici pas përleshjes

18:30 | 24/10/2025
Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s

Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s

17:57 | 24/10/2025
SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

17:47 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com