Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vuçiç viziton Uashingtonin, familja Bytyçi: Sille me vete vrasësin e djemve tanë, ia blejmë ne biletën!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vuçiç viziton Uashingtonin, familja Bytyçi: Sille me vete vrasësin e djemve tanë, ia blejmë ne biletën!

Presidenti  Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtojë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence.

Por, një nga çështjet që Vuçiç kërkon të anashkalojë në takimin me Pence është vrasja e 3 vëllezërve shqiptaro-amerikanë përgjatë luftës së Kosovës.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi udhëtuan drejt Kosovës për të luftuar përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999.

Ata u kapën dhe u vranë duke u hedhur në një prej varreve masive në Serbi. Trupat e tyre ende nuk janë gjendur dhe Serbia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vrasjen e tyre.

Ndërkaq, në 18-vjetorin e vrasjes së djemve të tyre, familja Bytyçi akuzon Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se po mbron vrasësin, ish-drejtuesin e policisë serbe Goran “Guri” Radosavljeviç.

‘‘Ai ka refuzuar t’u përgjigjët kërkesave tona për të rishikuar çështjen për rreth dy vjet, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviç. Ai ka hedhur poshtë në mënyrë të padrejtë “provat e reja” para pikave të rëndësishme diplomatike, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviç’’, shkruan familja Bytyçi në letrën e saj.

Goran “Guri” Radosavljeviç, i dyshuari kryesor për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi

Për këtë arsye, familja Bytyçi e cila jeton në SHBA, ndërsa akuzon Vuçiçin që nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e kësaj çështjeje i kërkon atij që ta marrë me vete Guri Radosavljeviç, duke i ofruar edhe biletën e avionit. ‘‘Meqenëse Guri Radosavljeviç është kaq i rëndësishëm për ty, ne kemi një kërkesë: sille Gurin në Ëashington. Sille të takohet me zëvendëspresidentin Pence dhe zyrtarët e degëve të qeverisë. Ja blejmë ne biletën!’’, përfundon letra e familjes Bytyçi.  

Deklarata e familjes Bytyçi në 18-vjetorin e vrasjes së tre djemve të tyre:

Para 18 vitesh, tre nga djemtë dhe vëllezërit tanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, u torturuan, u vranë dhe u hodhën në një prej varreve masive në Serbi. Vrasësit e tyre dinin vetëm dy gjëra për ta; ata ishin shqiptarë të Kosovës, dhe amerikanë. Familja jonë  i njihte si njerëz dashamirës dhe besnikë, të cilët e donin Amerikën dhe u shpërngulën atje nga tragjedia e papërshkrueshme që ndodhi në Kosovë, madje në oborrin e shtëpisë së nënës së tyre.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.  do të jetë javës tjetër në Washington D.C. në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, me zëvendëspresidentin Mike Pence.

Pasi i tha familjes tonë dhe ambasadorit të SHBA-ve, Kyle Scott,  se ne duhet të na vijë turp të vëmë në dyshim besnikërinë e tij ndaj të dyshuarit kryesor, Goran “Guri” Radosavljeviç, Presidenti Vuçiç ka shumë përgjigje për të dhënë.

  • Ai ka premtuar vazhdimisht se do ta zgjidhë çështjen, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviç.
  • Ai ka refuzuar t’u përgjigjet kërkesave tona për të rishikuar çështjen për rreth dy vjet, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviç.
  • Ai ka hedhur poshtë në mënyrë të padrejtë “provat e reja” para pikave më të rëndësishme diplomatike, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviç.
  • Ai nuk ka ndërmarrë asnjë hap të besueshëm për të inkurajuar dhe mbrojtur dëshmitarët, vetëm për të mbrojtur Radosavljevic.
  • Ai ka vënë në rrezik reputacionin e Serbisë dhe reputacionin e tij, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviç.

President Vuçiç, s’ka pse të na vijë turp për asgjë.

Meqenëse Guri Radosavljeviç është kaq i rëndësishëm për ty, ne kemi një kërkesë: sille Gurin në Washington. Sille të takohet me zëvendëspresidentin Pence dhe zyrtarët e degëve të qeverisë. Ja blejmë ne biletën!

Bileta që ofron familja Bytyçi për Goran “Guri” Radosavljeviç

TIRANA TODAY

Tags: djemtefamilja BytyçiGoran "Guri" RadosavljeviçvrasësinVucicWashington

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë
Aktualitet

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri
Aktualitet

Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri

16:46 | 27/09/2025
Next Post
GARA NË PD/ Basha justifikon humbjen: Votat u blenë, do korrigjoj gabimet

GARA NË PD/ Basha justifikon humbjen: Votat u blenë, do korrigjoj gabimet

Iraniani ndërton skulptura mahnitëse me mbetjet metalike të makinave

Iraniani ndërton skulptura mahnitëse me mbetjet metalike të makinave

Fotot më domethënëse të javës së parë të korrikut

Fotot më domethënëse të javës së parë të korrikut

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përapara 80 spektatorëve
Bota

Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përapara 80 spektatorëve

by mirseda
09:55 | 29/09/2025
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shfaqje cirku në Gjermani, ku një akrobate spanjolle humbi jetën...

Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

09:46 | 29/09/2025
Vance: SHBA po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat ‘Tomahawk’

Vance: SHBA po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat ‘Tomahawk’

09:42 | 29/09/2025
Veliaj në Kushtetuese, arsyetimi në kërkesë-padi: Paraburgimi nuk është provë faji, mungesa në detyrë…

Veliaj në Kushtetuese, arsyetimi në kërkesë-padi: Paraburgimi nuk është provë faji, mungesa në detyrë…

09:22 | 29/09/2025
Pretendime të ashpra për ndërhyrje nga Rusia, partia pro-BE e Moldavisë drejt fitores në zgjedhje

Pretendime të ashpra për ndërhyrje nga Rusia, partia pro-BE e Moldavisë drejt fitores në zgjedhje

09:02 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com